Prindërit dhe nxënësit e ShF ‘’Mahmut Lekiq’’ në Tuz kanë protestuar dje para shkollës duke pritur ardhjen e ministrit të arsimit Damir Shehoviq, i cili nuk u paraqit në hapjen e nëndegës së shkollës së muzikës ‘’Vasa Paviq’’ në këtë shkollë, shkruan dan.
Nxënësit të cilët kërkojnë mësimin në gjuhën shqipe nga të gjitha lëndët mësimore mbanin parulla si: ‘’Ne vetëm kërkojmë mësimdhënës që di gjuhën shqipe’’, ‘’Stop diskriminimit’’, ‘’Mirë se vini minister’’, ‘’Pse na privoni nga të drejtat’’, ‘’ A ka drejtësi për neve’’, …
Nga fillimi i këtij viti shkollor nxënësit bojkotojnë mësimin e gjuhës italiane për shkak se mësimdhënësi nuk e dinë gjuhën shqipe. Gjatë kësaj kohe udhëheqësia e shkollës i’u ka premtuar prindërve zgjidhjen e këtij problem por që akoma nuk është zgjidhur.