Nga Beqir SINA New York City

 

Mark Gjonaj fitoi vendin e anëtarit të Këshillit Bashkiak me 9,283 vota, 50 përqind të tyre në Distriktin 13të, në Bronx – New York

 

NEW YORK CITY : Votuesit njujorkez i japin Mark Gjonaj kandidatit të Partisë Demokrate, Zona Elektorale 13-të në Bronx, e cila përfshinë më shumë se 8 lagje, në një tejzgjatje që fillon prej City Island dhe vazhdon deri në Pelham Bay, e përfunduar në lagjen Trimont, edhe katër vjet të tjera, por tani në Këshilin e Bashkisë së Nju Jorkut, mbasi atë e votuan në mandatin e parë si Asambleist e shtetit të Nju Jorkut Distrikti 80-të, tre vjet më parë.

 

Kjo është fitorja e dytë historike, e tij, e një shqiptari pasi kishte bërë një fushatë ku ai e udhëhoqi vazhdimisht ndaj sfiduesve më pak të njohur me shifra të dyfishta në sondazhe.

 

Nata e fitores qe e madhe dhe është pritur nga mbështetsit e tij me një gëzim dhe entusiasëm të madh në qytetin e Bronxit, New York, kur ai shpalli fitoren mbasi ishin numëruar 93% e votave dhe ia kryesonte me 9,283 vota 50 përqind, duke u bërë rreth mesnate i pa kapshëm nga sfidanti i tij John Cerini, i cili nuk shkoi më shumë se 34 përqind, pra gjithësejt 6,322 vota.

 

Kurse, sfidantja tjetër, e cila simbas sosndazheve kosiderohej si kandidate e fuqishme, Marjorie Velazquez, nuk shkoi më shumë se 2,503 vota ose 13%.

 

Mark Gjonaj, tani anëtari i Këshillit Bashkiak, i rrethuar nga bashkëshortja, Roberta, dhe nëna e tij, dhe Senatori i shtetit Jeff Klain, përshëndetën ngrohtësisht përkrahësit e tij, teksa ai arrin të martën, më 7 nëntor 2017, për të festuar zgjedhjen e tij, në Bashkinë e New Yorkut, doli përpara një turme mbështesish të shpallte vet fitoren historike.

 

Kjo është fitorja e dytë e Mark Gjonaj, e cila ka bër një jehonë të madhe te shqiptarët e Amerikës, shqiptarët në diasporë, dhe Shqipëri, Kosovë dhe trojet shqiptare, përfshirë vendlindjen e prindërve të tij Reçin e Ulqinit, të cilët e festuan me mënyrën e tyre deri në orët e para të mëgjesit, kur mësuan fitoren e tij në rrjettet sociale.

 

Në një qytet si New Yorku, ku demokratët dominojnë në numër me republikanët 6 në 1, zgjedhja Mark Gjonaj – nga vet njujorkezet ishte një pohim i politikës partiake si zakonisht për New York City, kurse po të shikohet nga votat e shqiptarve, ajo ishte histrorike, ngase shqiptarët për her të parë të gjithë votuan shqiptarin, dhe zgjodhën një shqiptarë për anëtar në Këshillin e Bashkisë së New Yorkut, që ka gjithësej 51 anëtar nga të gjitha nacionalitet .

 

Vota e shqiptarëve duket se në këtë zonë elektorale në qytetin e Bronksit, ishin shumë të rëndësishme, jo vetë për të bërë ndryshimin, por për her të parë në historinë e këtyre zgjedhjeve në New York City, fiton një shqiptarë, dhe kështu komuniteti ynë i rritur shumë dekadat e fundit, tani ndoshat edhe kanë mundësi të nxjerrin edhe Majorin e parë të Nju Jorkut në të ardhmen, shkruan Uk Lushi një veprimtar i njohur shqiptar në komunitet i cili votoi sot Mark Gjonaj.
.
Mark Gjonaj, kështuqë është shqiptari i parë në historinë e emigracionit shqiptar, që për tre vjet shërbeu si anëtarë i Asamblesë së New York-ut, distrikti 80-të, në Bronx – New York, ndërsa prej sot në zgjedhjet lokale të qytetit të Nju Jorkut, ai është i pari shqiptar që zë një vend në Këshillin Bashkiak.

 

Ndërkohë, Mark Gjonaj në Festivalin e 27-të Shqiptarë, të dielen në mbremje e ka përshëndetur me një fjalë rasti festivalin, duke i uruar suksese Festivalit Shqiptar në vazhdën e ruajtjes dhe kultivimit të kulturës dhe traditave shqiptare, por edhe duke ju kujtuar atyre se kërkon sot voten e tyre.

 

“Faleminderit për mbështetjen që më keni dhënë për tu shërbyer si Asambleii Shtetit të Nju Jorkut. kam kënaqësin që kam punuar shumë për të qenë një përfaqësues i denjë për komunitetin shqiptar, dhe kam besim dhe jam i bindur se po me ndihmën tuaj do të jem dhe më i dobishëm në Këshilin Bashkiak të Nju Jorkut’ ju drejtuar Mark Gjonaj të pranishëmeve nga foltorja e Festivalit të 27-të Shqiptar në Amerikë.

 

Mark Gjonaj, është shprehur për njujorkezet opotimist për fitoren, zënjen e një vendi të Këshillit Bashkiak, duke premtuar se do tu shërbej të gjitha komuniteteve, në qytetin e Bronxit New York.

By admini