Në zgjedhjet e parakohshme lokale të cilët do të mbahen me 26 nëntor të vitit 2017 në Komunën urbane të Tuzit, UDSH vendosi të garojë e vetme, mësohet nga Shërbimi për informim i UDSH-së.

Përveç z. Fadil Kajoshajt, nënkryetarit të UDSH-së dhe kryetarit aktual të Kuvendit të Komunës urbane, në listë kemi kuadro të rinj dhe me perspektivë të UDSH-së, të gatshëm dhe të aftë që të marrin funksione të përgjegjshme.

Angazhimi ynë i deritashëm politik, eksperienca, si dhe rezultatet e arritura janë garant i suksesit tonë të cilin e presim në këto zgjedhje.

Ftojmë të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces zgjedhor që të japin kontributin e vet të plotë që ai të kalojë në frymën e tolerancës dhe mirëkuptimit të ndërsjellët, përfundon kumtesen Shërbimi për informim i UDSH-së..

Në faqen e vet në fb Xhedi Gjokaj ka postuar edhe listen me kandidat për këshilltarë nga ky subjekt politik.

 

By admini