Në Mal të Zi janë duke u zhvilluar zgjedhejet lokale në qytetin e Cetinës, Mojkovcit dhe të Tuzit. Duke vëzhguar kampanjen politike ne qytetet e lartëpermendur, bie në sy diçka e veçantë, nga ajo që jemi mësuar ta shohim gjatë kampanjave politike që nga pluralizmi politik, por dhe më heret. Fjalë bëhet për qytetin e Mojkovcit ku si listë e dorzuar sot për zgjedhjet lokale atje, nga ana e Lëvizjes qytetare URA, ka mbishkrimin “URA mr.Ivan Ashanin, Puna është politika më e mirë LQ URA mr.Dritan Abazoviq”, mësohet nga ky subjekt.
Si e veçantë është emri i Kryetarit te LQ URA Dritan Abazoviqit me kombësi shqiptare në një qytet me përbërje të kombësisë serbe dhe malazeze, ku shqiptaret thuajse nuk jane fare prezent. Një gjë e till lë hapsirë për interpretim të ndryshem, por një gjë është e vërtet që diçka e tillë nuk ka ndodhur më heret dhe se është një shkëndi pozitive drejt demokratizimit dhe promovimit të idesë qytetareske në Mal të Zi, pa marrë parasysh përkatësin nacionale dhe religjoze të përfaqësuesve politk.