Në adresen e web faqes Ulqini Online ka mbërritu një ftesë për një ngjarje me shumë vlera e cila ka të bëjë me përurimin e shtatores së dëshmorit të kombit dhe heroit të demokracisë në Shqipëri, Azem Hajdarit.
Ftesën për Ulqini Online dëshirojmë ta ndajmë me të gjithë qytetaret e Ulqinit.
Bashkia Tropojë ka nderin t`ju ftojë më datë 27 tetor 201, ora 11.00, në PËRURIMIN e SHTATORES së DËSHMORIT të KOMBIT dhe HEROIT të DEMOKRACISË AZEM HAJDARI, në sheshin me të njejtin emër në Tropojë
Janë të ftuar deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, deputetë ndër vite, studentë të Dhjetorit ’90, si dhe miq, dashamirë e simpatizantë dhe të gjithë ata që e kanë njohur, dhe të gjithë ata që kanë dëshirë të marrin pjesë për të nderuar emrin, kujtimin e veprimtarinë e Heroit të Demokracisë e Lirisë, Azem Hajdarit.
Nderojnë me pjesmarrjen e tyre ish Presidenti e ish Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha; kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha; ish Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani; përfaqësues nga Qeveria e Kosovës dhe nga institucione të ndryshme të rëndësishme në Maqedoni, Malin e Zi, Lugina e Preshevës, Diaspora; nga Trupi Diplomatik i Huaj i akredituar në Shqipëri; etj;,