Njëri ndër themeluesit e aktivitetit shumë të bukur sportiv, Maratona e Pavarësisë Shkodër – Ulqin, z. Guri Muça njofton për fillimin e përgaditjeve për maratonën e këtij, edicioni i VI-të i saj.
Maratona edhe këtë vit do të mbahet me datën 28 nëntor 2017. Nisja është planifikuar në ora 9 në Shkodër ndërsa caku është qyteti i Ulqinit.
Për herë të parë këtë vit do të organizohet edhe vrapimi për fëmijë dhe atë, për moshën nga 7 deri në 10 vjeç distanca do të jetë 1km ndërsa për 11 deri 13 vjeç distanca ështëë 2km.
Organizatorë të këtij aktiviteti janë: Bashkia Shkodër, Këshilli Kombetar i Shqiptarëve dhe Komuna e Ulqinit.