“Ka ardhë një kohë e keqe, që nuk gjenë më BURRA,” më thoshte një mik – bashkëvuajtësi im, teksa niste e të fliste i dëshpëruar për të më treguar me fakte, për atë së çfarë burrash ka pasur Shqipëria, nën diktaturën e Enver Hoxhës, dhe çfarë burrash kishte pasur Kosova, e viset e tjera shqiptare, nën ish- Jugosllavi, me Rankoviqin, Titon dhe Millosheviqin.
Ka pasur Burra, dhe fëmijët e tyre që u bën burra para kohe, që edhe pse nuk kishin bër asnjë fajë, ata u pushkatuan, u burgosën dhe u interrnuan, me dinjitet, burrni dhe karakter të fortë.
Ata nuk u qanë asnjëher dhe nuk ua bëri syri “tërrt” as në kohët më të vështira, atë të policisë së egër komuniste, sigurimit të Shtetit, dhe drejtësisë, së diktaturës që si këndej dhe andej atij kufiri ishte sllavo – komuniste.
Ka pasur Nëna dhe Gra! që veçse Zoti i kishte lindur gra, por ato u treguan, dhe u quajtën BURRA, sepse ishin të tilla si “Burra”, ishin si baballarët, si burrat e tyre, si djemtë dhe vëllezërit e tyre.
Të cilat, morën mbi shpatullat e tyre, të njoma Burrënin, e familjes dhe të shtëpisë. Aqsa dhe qëndruan, ndenjën, folën e u mbajtën si burra, dhe u bën burrat e shtëpisë, e kullave, jo vetëm të familjes, por edhe të fisit të tyre, para asaj të keqe të madhe që ua nxiu jetën, dhe quhej diktatura sllavo – komuniste, si në Shqipëri, Kosovë e viset shqiptare.
Por, megjithse, përdorimi i termit ”BURR”, në këtë paralelizëm, fatkeq, duhet thënë, se nuk është për atë se ka apo nuk ka burra, sot, sepse ska edhe llogjikë që ta pranojë, se edhe athere nuk ka pasë “Burra”, por se nuk janë të gjithë burrat shqiptar si ai “burri” që pamë mbrëmë. Po!
Mbasi, kemi parë që ka edhe sot BURRA e BURRA, madje që kanë ditur dhe dinë, e kan treguar, kur ti dalin zot familjes, shtëpisë dhe vendit të tyre, Shqipërisë dhe Kosovës, viseve shqiptare jo vetëm me flijim, por edhe me burg e të tjera….
Sepse, nuk janë edhe të gjithë shqiptarët, që qënjen e tyre si BURR, e shikojn me syzet e Samir Tahirit, e tarafit të tij.
Atij, që bëhet” Burrë i mënçëm” e “Trim”, vetëm kur ai është pushtetar, ose i bri i pushtetarit dhe i lidhur me njerëzit e pushtetarit.
Athere kur ai është dhe ka në dorë “kamxhikun dhe prangat”, sepse, ai është “krye policë”, ai është Ministër, politikan dhe është deputet.
Apo ai është i biri i një ish komunisti që lidhjet, familjare, fisnore, del se i ka të gjitha me botën e krimit, i ka me kapot e krimit, i ka brenda familjes se Bllokut, asaj Partie e pushteti që ai u lind u rrit dhe e përhapi krimin dhe drogën në të gjithë Shqipërinë, për 70 vjet. E jo sot!
Sot, në Shqipëri, ka ardhur koha për ata që kan bër dhe bejnë keq, dhe e kanë bër Shqipërinë, atë që të huajt sot po na thonë “botën e krimit, drogës dhe korrupsionit”, të dalin para drejtësisë dhe të shkojnë edhe në Burg, nëse janë me faj, se atje e kan vendin”Burrat”.
Në fund të fundit dhe Burgu, është për burrat! apo jo?
Ndërkaq, duke e gjykuar Samir Tahirin nga prejardhja dhe edukimi, del se, ai është pjesa e përmbi 2/3 e sistemit të drejtësisë, e Policisë, dhe e strukturave të Ministrisë së Punve të Brendeshme dhe të Jashtme, vet Kryeministrit dhe Qeverisë – Rilindja, Kryetari i Parlamentit, në Shqipëri, dhe prej nga kokat e tyre, nëpër vendet kyçe të shtetit, jo vetëm që janë të majtë puro, por janë me lidhje të shumta dhe të afërta, me familjarë të drejtëpërdrejtë, me atë që quhet “fëmijët e Bllokut” në Tiranë.
Ata janë më shumë se gjysma me prindër dhe të afërm komunistë të pandreqshëm, përfshirë, Kryetarin e Parlamentit Gramoz Ruçin, ish një ndër kuadrot më të vjetër komunist dhe ish Ministër i fundit i Brendshëm i Ramiz Alisë, që së bashku me Ramën, dhe Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, kan futur sot 100 përqind nën kontroll atë sistem në Shqipëri, që quhet ruajtje e rendit, qetësisë, sigurisë dhe drejtësisë, atje, përfshirë Ministrinë e Jashtme.
Faktet, që po shpërthejnë, në të gjithë Shqipërinë, sot për lidhjet e tyre me botën e krimit në këto 27 vjet, dhe larjen e parave, veçse tregojnë makthin e tyre nga makabritetet, që kan bërë e po bëjnë se janë në pushtet, dhe kjo paska qënë arsyeja kryesore, që ata erdhën në pushtet, me paratë e botës së krimit dhe të drogës, që sot në Shqipëri, janë bër rrezik kombëtar.
Sot në rrjetet sociale shkruhej se në Shqipëri, “duhet të përsëritet 90’, por më e egër më “luftarake” dhe në ballë të mos dalin përsëri ish komunistët dhe bijtë e tyre. Ka plotë sot të rinjë e të reja Shqipëria, që nuk asnjë lidhje me komunizmin dhe Bllokun, ka të djathtë , të majtë, apo të pavarur, që vetëm kështu, mund të përmbyset kjo klasa e hajduteve amoralë dhe kriminel, dhe Shqipëria, do të bëhet, dhe atë do ta bëjnë vet Shqiptarët.
Në çdo vend demokratik të botës, përfshirë edhe SHBA, në këto rrethana është e rënë, çdo Qeveri e majtë apo e djathtë, qoftë ajo, ngase krimi e droga nuk ka ngjyrë. Dhe, kështu nuk ka Qeveri në botë, që të përballoj zëmërimin e njerëzve, pas skandaleve të pa fund të “Ri-lindjes” komuniste, në Shqipëri.
Ka ikur ajo kohë kur komunizmin e rrëzuan ata vetë me bijtë e tyre, si deshën ata për të bër demokracinë, pasuruar dhe mbrojtur veten, sot Shqiptarët, janë më patriot dhe më demokrat se janë të lirë. Shqipëria është e shqiptarve, e jo atyrë që e rropën dhe po e rrjepin Shqipërinë , çdo ditë. Sot është koha :”Kur Burgu, është dhe s’është për burrat!”