Kabineti i kryetarit të Komunës së Ulqinit ka reaguar sot në një kumtesë të po të njëjtës ditë të Levizjes qytetare URA.
Reagimin e Komunsë së Ulqinit mund ta lexoni të plotë më poshtë.
Me kumtesën e publikuar sot, Lëvizja URA tenton në mënyrë perfide të nënvlerësojë punën disa mujore të Komunës së Ulqinit në unifikimin e ofertës së përgjithëshme të qytetit, investitorëve të huaj.
Dihet që me miratimin e Planit Hapsinoro Urbanistik për komunën e Ulqinit u krijuan kushte që potenciali ynë natyror të ofrohet në treg dhe të valorizohet në mënyrën meritore, e që të gjithë e kemi dëshiruar prej shumë dekadash.
Në këtë drejtim kemi identifikuar të gjitha hapsirat që me PHU janë paraparë për valorizim ekonomik, pavarësisht a kemi të bëjmë me tokën e komunës apo me tokë private.
Nga pronarët e interesuar të patundshmërive kemi marë pëlqimin që parcelat e tyre ti radhisim në ofertën gjithëpërfshirëse , që poashtu nënkupton edhe fotografimin dhe xhirimin e tyre me dron, e për këtë është bërë edhe kontrata e publikuar edhe nga URA ,e që edhe ata vetë e dijnë që ajo nuk përmban asgjë të parregullt , por në mënyre perfide tentohet të shkaktohet huti tek opinioni ,për gjoja punë të paligjshme. Çdokush që me vëmëndje e lexon kontratën e sheh se aty janë përfshirë shumë lokalitete , respektivisht të gjitha ato, që komuna e Ulqinit mund tia ofrojë investitorëve të huaj e për të cilët ekzistojnë apo janë duke u përgatitur planet e duhura.
Në mesin e këtyre lokacioneve është dhe një tokë në grykë LSL Barbana, e cila është pronë e shumë kompanive dhe personave, ndër të cilët një pjesë në pronësi të kompanisë Cungu&co.
Lokaliteti i përmëndur, si një ndër më atraktivët në Ulqin me PHU është paraparë për valorizim turistik, andaj, dhe personave më dashakeq do ti dukej jologjike nëse ky lokalitet përgjashtohet nga oferta vetëm për atë që njëri nga pjestarët e pronësisë i përket një kompanie të caktuar ose dikujt tjetër.
Në fund të kumtesën nga URA thuhet se nuk janë kundër promovimit të parcelave private,por insistojnë në transparencë, për çgjë janë ,,angazhuar,, edhe gjatë kohës së ushtrimit të pushtetit të tyre, por që nuk kanë ditur të thonë një lokalitet atraktiv në komunën tonë që nuk ka gjetur vend në prezantimin e Panairit Expo Real.
Në fund theksojmë se pas një pune disamujore , komuna e Ulqinit ka fituar një prezantim gjithëpërfshirës ku janë prezantuar 17 lokalitete potenciale për investime në tokën shtetërore dhe private që kanë terhequr vemëndjen e investitorëve dhe subjekteve që merren me ndërmjetësim, e që do të prezantohen në të gjithë panairet në vend dhe panairet ndërkombëtare dhe në cdo vend ku do të na jepet mundësia.
Bashkangjitur me reagimin për opinionin po ofrojmë edhe linkun prezantues, ku shihet qartë që në mënyrë të përgjithëshme është përfshirë çdo pjesë interesante për investime në komunën tonë e që me PHU është paraparë për valorizim, pavarësisht a kemi të bëjmë me tokën e komunës apo me tokë private .
https://issuu.com/ulcinjmunicipality/docs/invest-binder4
KABINETI I KRYETARIT TË KOMUNËS