Pas vizitës së një dite më parë të kryeministrit të Malit të Zi Dushko Markoviq në Ulqin dhe befasisë për së miri të tij rreth punës së qeverisjes vendore, ka reaguar Levizja qytetare URA.
Ndër ”të arriturat” që ky subjekt politik ia kujton kryeministrit Markoviq përgjatë gjithë kësaj kohe përmendin: borxhet e mëdha të komunës që kapin shifrat mbi 10 milion, papunësinë afër 30%, komuna e Ulqinit me e varfëra në bregdet, rroga më e vogël mesatare në shtetin e Mali të Zi, numër rekord të qytetareve që lëshojnëm qytetin si dhe ekspanzionin e ndërtimeve pa leje.
Nga ky subjekt shtojnë se habiten se si kryeministri është kaq keq i informuar.