gov.me

Kryeminstri i Malit të Zi Dushko Markoviq ishte ditën e hënë në një vizitë pune në Komunën e Ulqinit.  Ai në Ulqin u prit nga i pari i qytetit Nazif Cungu.

Në një intervistë të tij të dhënë pas takimeve dhe disa vizitave që i bëri disa kompanive private në Ulqin u shpreh se është pozitivisht i befasuar me punën e bërë nga ana e Komunës së Ulqinit.

Ndër të arriturat që kryeministri i Malit të Zi potencoi ishin përgaditjet e projekteve për zhvillimin e infrastrukutrës e bashkë me te edhe projektet të cilat do të avancojnë oferten turistike të Ulqinit .

Poashtu ai përmendi edhe rëdësinë rreth stabilizimit të gjendjes financiare e cila u arrit në bashkëpunim me qeverinë dhe që do të ndikojnë në krijimin e planeve zhvillimore në të cilat do të marrë pjesë edhe qeveria.

Markoviq theksoi qe qeverisja lokale në Ulqin funksionin në mënyrë të shkelqyeshme.

By admini