Pjestarë të familjeve Gjoni, Lika dhe Gjeloshi

Lufta për mbrojtjen e Shkodrës në v-1912-1913, si një ndër epopetë më të lavdishme në historinë e Shqipërisë, një epope ku janë ndërthurur  lufta e ushtrive të rregullta me atë të rezervistëve e vullnetarëve dhe kryesorja e një populli të rrethuar, që për gjashtë muaj i qëndroi heroikisht rrethimit dhe bllokadës serbo-malazeze, rast thuajse unikal në historinë moderne, kështu shprehet Ruzhdi Poda – kryetari i shoqatës Ana e Malit në Shkodër.

Ana e Malit i dha atdheut shumë dëshmorë, por deri tani kemi identifikuar e gjetur të dhëna të sakta e të vërtetuara vetëm për 16 prej tyre dhe konkretisht për: Rexhep Islam Haxhija, Haxhi Ali Muja, Selim Fetahi, Reshit Ademi, Ramë Faslia, Islam Beqir Alija, Sadik Beqir Xhaka, Shaban Gjoni, Sadik Lika, Met Bajram Kopshti, Mem Muriqi, Elez Jakup Hoxha, Lan Resuli, Dan Jakupi, Muho Sykja, Beqir Gjeloshi,

Në këtë listë, tre prej këtyre dëshmorëve,  Shaban Gjoni, Sadik Lika dhe Beqir Gjeloshi janë nga pjesa e Anës së Malit së Ulqinit.

Lidhur më këtë, në një aktivitet të mbajtur dje në Oblikë të Anës së Malit, Këshilli i ministrave të Republikës së Shqipërisë njeh statusin ”Dëshmor i atdheut” për Gjonin,  Likën dhe Gjeloshin ndërsa familjeve të tyre u jepet simboli ”Familje e Dëshmorit të Atdheut”.

By admini