Komuna   e Ulqinit  e gatshme të përkrahë kërkesat e organizatave sindikale në zgjidhjen e problemeve banesore  për anëtarët e tyre

 

Kryetari i komunës Nazif Cungu  priti në një takim përfaqsuesit  e kooperativës banesore të  punëtorëve të arsimit  të Malit të Zi  “Solidarno”  mr. Zoran Stanishiq dhe  pof. Dr. Goran Radoviq. Në takim u fol për mundësinë e ndërtimit të një objekti për punëtorët e arsimit të komunës së Ulqinit, mesohet nga Komuna e Ulqinit.

Kryetari Cungu i njoftoi të pranishmit me  aktivitete që ka ndërmarë komuna  në zgjidhjen e  cështjeve të strehimit  për të gjitha organizatat sindikale, ku  përfshihet dhe  kooperativa  banesore  e punëtorëve të arsimit. Në takim u  ra dakort që pas  hartimit të Planit Detal Urbanistik për  atë lokalitet  të organizohet  takim me  përfaqësuesit e të gjitha organizatave sindikale, me qëllim te gjetjes së gjuhës së përbashkët  për realizimin e  këtij projekti.

Në takim u tha që komuna  synon  që të hartojë  plane  që do ti mundësojnë sejcilës organizate sindikale  që të ndërtojnë objekte per të gjithë anëtarët e tyre. Këto dokumenta  që parashohin ndërtimin e këtyre  objekteve do të jenë  në diskutim publik deri  në fund të këtij viti.

By admini