Organizimi i një liturgjie nga ana e Kishës ortodokse në Kalanë e Ulqinit ka qenë temë që ka ngjallë debat të madh në mesin e qytetarëve të Ulqinit. Liturgjia në fjalë është mbajtur në ambient të hapur ku pjestarët e këtij besimi pretendonin se janë në themelet e kishës së tyre.

Në një koment interesant të tij, gazetari i njohur nga Ulqini Simon Shkreli, tregon për qëndrimin të shumë viteve më parë (viti 1996) të ish ministrit të feve në Qeverinë e Malit të Zi Slobodan Tomoviq. Ish ministri Tomoviq ka shuar gjitha dyshimet se kuj i përket kisha në Kalanë e Ulqinit duke thene:
“Ne vitin 1714 që kur ka dokumenta që kjo Kishë egziston, në Kalanë e Ulqinit, ka qenë kishe katolike! Të vetmit katolik në këtë zonë janë Shqiptarët”, mësohet të ketë thenë ish ministri, citon gazetari Shkreli.

Slobodan Tomoviq ka qenë doktor i shkencave filozofike kurse funksionin e ministrit të feve në Qeverinë e Malit të Zi e ka ushtruar prej vitit 1993 deri në vitin 2000.

By admini