Në foto mësuesja Emine Ulaj me nxënësinë e vetëm ne klasë të par në Vuthaj, vogëlushin Trim Feriz Gjonbalaj

Nga Esad Gjonbalaj

Plavë Guci 6 Shtator 2017

 

Shkollaret e Plavë Gucisë filluan edhe këtë vit shkollor me dëshirë të madhe për të pushtuar horizontet më të larta të dijes.

Në Plavë Guci shkolla në gjuhë shqipe ka në këto vendbanime, në qytetin Plavës,  Guci dhe në fshatrat Vuthaj, Marinaj dhe në Vishnjevë .

Në qytetin e Plavës ekziston shkolla e mesme në gjuhën shqipe në 2 drejtime, gjimnaz dhe një drejtim për turizëm. Ndërkaq në Guci është shkolla fillore nga klasa e parë gjer në klasën e nëntë.   Shkolla shqipe të ciklit të ulët gjegjësisht 4 vjeçare ka edhe në këto fshatra Vuthaj, Martinaj dhe Vishnjevë

Në shkollën e mesme të Plavës vijojnë mësimin në gjuhen shqipe  dy drejtime, drejtimi gjimnaz dhe turizëm, në të dy drejtimet janë në tërsi ky numër nxënësish: Në gjimnaz viti i -I-rë 20 nxënës, viti i Il-të 20 nxënës, viti i lll-të 18 nxënës, viti i lV-të 8 nxënës, drejtimi i turizmit: viti i ll-të 15 nxënës dhe viti lll-të 7 nxënës.

Në shkollën fillore në Plavës vijojnë mësimin në gjuhen shqipe me sa vijon: Klasa e  I-rë 8 nxënës në klasën të II-të 11 nxënës në klasën të III-të 13 nxënës ne klasën të IV-të 5 nxënës në klasë të V-të 13 nxënës, në klasë të VI-të 9 nxënës, në klase të VII-të 9 nxënës, në klasë të VIIl-të 11 nxënës dhe në klasë të IX-të 10 nxënës.

Në shkollën fillore të Gucisë vijojnë mësimin në gjuhen shqipe ky numër nxënësish: Klasa e  I-rë 3 nxënës, në klasën të II-të 2 nxënës, në klasën e III-të 4 nxënës, në klasën të IV-të 4 nxënës, në klase të V-të 14 nxënës, në klasë të VI-të 13 nxënës, në klase të VII-të 16 nxënës, në klasë të VIIl-të 11 nxënës dhe në klase të IX-të 20 nxënës.

Në fshatin Vuthaj që është fshati me i madh shqiptar në Plavë Guci gjendja është pothuajse e rënduar ku në 4 paralele nga klasa e  parë gjer në të katërtën mësimin vijon këtë vit shkollor vetëm 9 nxënës.

Në Vuthaj gjithsejtit 9 nxënës : Klasa e  I-rë 1 nxënës, në klasën të II-të 2 nxënës, në klasën e III-të 4 nxënës, në klasën të IV-të 2 nxënës.

Në Martinaj gjithsejti 22 nxënës , edhe ky fshat i banuar tërësisht me shqiptar mësimin e vijojnë: Klasa e  I-rë 5 nxënës, në klasën të II-të 4 nxënës, në klasën e III-të 5 nxënës, në klasën të IV-të 8 nxënës.

Në fshatin Vishnjevë 11 nxënës  mësimin në gjuhën shqipe nga klasa e parë gjer në të katërtën e vijojnë: Klasa e  I-rë 3 nxënës, në klasën e II-të 2 nxënës, në klasën e III-të 6 nxënës, në klasën e lV-të nuk ka asnjë nxënës.

 

 

 

 

 

By admini