(20 vjet më parë)

Gjekë Gjonlekaj/New York

Më 5 shtator mbushen 20-vjet qysh se u largua  nga kjo jetë Nëna Tereze, vetëm një javë pas vdekjes tragjike të Princeshës Dajanë. Nëna Tereze e kishte përjetuar rëndë vdekjen tragjike të princeshës së Uellsit. Ato kishin qënë shumë të dashura. Nëna Tereze kishte mbajtur lidhje të ngushta dhe e respektonte këtë princeshë të famshme e cila kishte bërë shumë për të varfërit dhe për  largimin e minave nëpër ish zonat e luftës. Nënë Tereza e nderonte misionin humanitarë të kësaj princeshe moderne. Gjatë një vizite në New York në qershor të vitit 1997, Princesha Dajanë e vizitoi Nënën Tereze në Misionin saj Bamirës në Bronx. Vizita e Dajanës në këtë lagje te varfër u prit mirë nga Nëna Tereze dhe nga mjetet amerikane te informacionit. Nëna Tereze dhe Princesha Dajanë biseduan gjërsisht, në lidhje më varfërinë dhe problemet e tjera urgjente të shoqërisë. Në fund të atij takimi u fotografuan së bashku. Ajo fotografi u bë e njohur në terë botën. Princesha më e bukur dhe më elegante në botë  u fotografua me nënën më të dashur dhe më të nderuar të njerëzimit Në këtë rast ishin bashkuar mëshira e mirësia me bukurinë dhe elegancën. Pas lajmit për vdekjen e saj tragjike Nëna Tereze ishte lutur për dritë në amshim dhe për dy djemtë e saj jetim. Për lutjet e Nënës Tereze u njoftua botërisht . Në shenjë nderimi dërguam në Konsullatën Britanike një tublë lule për Princeshën Dajanë. Ceremonia e mortit të Princeshës Dajanë u zhvillua në fund të javës së parë të shtatorit 1997. Londra ato ditë ishte në qëndër të vemendjës botërore.

Në New York ishte ditë e hënë rreth orës 9 të mëngjezit. Isha ulur në një dhomë të zyrës dhe po lexonja shtpypin amerikan. Pas pak hyri në dhomën time sekretarja Patricia Calvache dhe më pyeti: “A  ke dëgjuar kusha ka vdekur. Jo i thashë nuk kam dëgjuar  Ajo tha: ”Mother Tereza died ”(Ka vdekur Nëna Tereze). Për mua ishte lajm pikëllues. Sytë e mi u mbushën me lot si të kishte qënë nëna ime. E kisha takuar më 15 qershor 1997 më pak se tre muaj para largimit të saj nga kjo jetë.E mbaj mend si sot se gjatë atij takimi kishte qënë shumë e perzemërt. Më kishte folur gjërsisht për Shqipërinë dhe për shqiptarët, për misionet e saj në Kinë , bile më kishte ftuar për vizitë ne Kalkutë. Gjatë bisedës bëra një koment për shëndetin e saj:”Nënë Tereze dukesh mirë në fytyrë që do të thotë se je mirë me shëndet” Ajo u përgjegj: ”Mbase dukem mirë por shiko gjithë këto aparate në trupin tim. Për një defekt të vogël ose për fikjen e një baterie zemëra ime mund të ndalet përgjithëmonë. Siç duket kishte një parandjenjë të fortë se mund të ndodhë diçka e tillë. Fatëkeqësisht ashtu kishte ndodhur. Natën vonë më 5 shtator 1997 ishte fikur rryma elektrike në dhomën e saj të gjumit, dhe zemëra e saj kishte pushuar një herë e përgjithëmonë. Më 5 stator në ora 10 të mëngjezit më thirri “Zëri i Amerikës” në telefon për një intervistë për mortin e saj. Gazetarët e Zërit, sidomos Elez Biberaj i kishin të njohura lidhjet e mia me Nënën Tereze.
Një ditë më vonë u njoftua botërisht se ceremonia e varrimit të saj  do të mbahej me 13 shtator në Kalkutë dhe do të jetë e nivelit më të lartë, ashtu siç ishte bërë për Mahatma Gandin dhe Xh.Nehrun. Pasi më kishte ftuar për vizitë dhe i kisha premtuar se do t’ia plotësoj deshirën, e ndjeva  detyrë morale pjesëmarrjen time në funeralin e sajë. Ajo më kishte ftuar në rolin e gazetarit shqiptar për të më trëguar punët që kishte bërë atje. Bile më porositi të mos shkonja gjatë verës sepse bënte vapë e madhe. Më në fund u nisa për të qënë atje me kohë. Lidhja ajrore ishte: New York-Bukuresht-New Delhi- Kalkutë. Pata fatin e mirë sepse në Bukuresht u bashkova  me kryetarin e opizitës shqiptare Prof.D.Sali Berishën. Ai vinte nga Roma dhe ishte vetëm ashtu siç isha edhe unë. Pas disa orësh u nisëm për në New Delhi. Gjatë fluturimit  ai flinte shumicën e kohës. U zgjua nga gjumi një orë para se të arrinim në New Delhi. Filluam të flasim për Indinë.  Prof.Dr.Berisha kishte shumë njohuri për  këtë vend. Fliste në hollësi për malet dhe lumejtë historik të Indisë, sidomos për lumin Gang. Pas një pritjeje të shkurtër në Deli u nisëm për Kalkutë. Qeveria e Indisë kishte organizuar pritje madhështore për të gjithë udhëheqësit  dhe personalitetet botërore. Një pritje e e tillë  u bë edhe për Sali Berishën.U prit me të gjitha ceremonitë shtetërore. Këto nderime u bënë edhe për mua, sepse isha me Sali Berishës. Pavarësisht se në atë kohë nuk isha gazetar i Zërit të Amerikës, vajta në Indi me iniciativë personale. Elez Biberaj më ngarkoi me detyrën e  korrespondentit special të Zërit të Amerikës. Ai më krijoi të gjitha mundesitë për këtë punë. Pas ceremonive në aeroport u nisëm për në hotel. Rrugës pamë mjerimin që askush nuk mund ta imagjinonte. Nëpër trotuare njerzë të shtrirë për vdekje, që kishin pamjen e skeleteve të gjalla.  Sali Berisha nuk bënte komente, lëvizte kokën dhe dukej shumë i mërzitur. Kur arritëm në hotel i thashë Berishës,nuk kam rezervim për hotel. Para se të na njoftonin nëse ka ndonjë dhomë të lirë ose jo, iu luta Berishës që nëse nuk ka dhomë të lirë të më pranonte në dhomën e tij me ndonjë shtrat ekstra. Ai tha po, nuk ka problem. Por pas një pritjeje të shkurtër gjetën një dhomë për mua. Nuk e harroj kurrë sjelljet vëllazërore dhe fisnike të Sali Berishës në Indi. Vajtja nga hoteli për në Kishën e Shën Tomës ku ishte vendosur për nderime e homazhe trupi i pa jetë i Nënës Tereze ishte organizuar nga qeveria. Rrugët e Kalkutës ishin të pakalueshme, nga miliona qytetarë jo vetem nga Kalkuta,por nga të gjitha viset e Indisë. Vetëm me ndërhyrjen e autoriteteve të qytetit,përndryshe ishte e pamundur arritja jonë  në Kishën e “Shën Tomës”. Para se të hynim në kishë gazetarët amerikanë dhe evropianë iu drejtuan Sali Berishës për problemet politike në Sqhipërin dhe shtoi: ”Sot jemi në Kalkutë për varrimine Nënës Tereze e jo për çështje politike. Pas nënshkrimit në “ Librin e Zisë”,  bëmë nderimet e rastit para kufomës së Nënës Tereze. Radhët e qytetarëve për homazhe ishin tepër të gjata. Ata kishin ardhur atje edhe nga viset më të largëta të Indisë. Mbanin në duart e tyre lule dhe shumica qanin me lotë ndërsa bënin homazhe. Grumbulli i luleve e bënte të pamundur lëvizjen në kishë dhe grupe të caktuara i largonin me shpejtësi. Njerëzimi nuk ka përjetuar kurrë një dhimbje të tillë. India kishte shpallur tre ditë zie. Ishte ndaluar muzika në vende publike  për tre ditë e netë. Flamujt kombëtar  ishin ulur në gjysmë shtize. Edhe lokalet e natës ishin mbyllur. Ishte ndaluar alkoholi. Në Kishën e “Shën Tomës” takuam shqiptarë nga Evropa dhe Amerika. Disa nga ata flisnin uratë në gjuhën shqipe, midis tyre ishin edhe dy tre meshtarë shqiptarë. Ajo natë e dhimbshme më kujtonte mortin e gjysheve shqiptare.
Të nesërmen më 13 shtator në stadiumin Vaxhpaxhi në praninë e shumë autoriteteve botërore u tha mesha për shpirtin e saj. Mëshën e drejtoi kardinal Sodano, Sekretar i shtetit të Vatikanit, i dërguar special i Papës Gjon Palit të Dytë. Në atë meshë madhështore kishin marrë pjesë dhjetëra mijëra qytetarë dhe një numër jashtzakonisht i madh personalitetesh botërore. India kishte vendosur që Presidenti I Shqipërisë Rexhep Meidani të vendoste i pari kurorë lulesh pranë kufomës. India e bëri këtë sepse Nëna Tereze ishte shqiptare. Ky ishte një nderim i veçantë  për Shqipërinë.
Pas meshës dhe ceremonisë trupi i saj i pa jetë ishte vendosur në shtratin e topit ky ishte vendosur Gandi dhe Nehru,  dhe shumë personalitete tjera të Indisë. Në rrugë e sipër për varrim, mesa e Nënës Tereze-Age dhe djali i saj ishin ulur të parët pas kufomës, pas tyre ishin ulur kardinal Sodano dhe Imzot Rrok Mirdita. Ata dhe disa autoritete të tjera fetare dhe politike shkuan në Shtëpine e Nënës për varrimin e saj. Pas vendosjes në varrin e saj  ata u larguan dhe filluan vizitat e shumë personaliteteve të tjera. Delegacionin amerikan e drejtonte zonja e parë e Amerikës Hillary Clinton. Të nesërmen me 14 sehtator zhvillova një intervistë me superioren e Misionit Bamirës , Nirmala Joshin. Ajo më tregoi relike të  Nënës Tereze që i kishte sjellur Nga dhoma e saj. Zhvillova intervista me Profesor Rexhep Meidanin, Imzot Rrok Mirditën,Bujar Bukoshin dhe Sali Berishën. Shqipëria kishte qënë shumë e përgatitur për këtë ceremoni, ndërsa Kosova jo. Nga autoritetet   kombëtare dhe fetare të Kosovës ishte i pranishëm vetëm Bujar Bukoshi. Kishin ardhur edhe disa shqiptarë të Kosovës nga dy tri vende të Evropës perëndimore. Delegacioni fetar e kombëtar i Shqipërisë ishte i madh. E pyeta Bujar Bukoshin për mungesën e Kosovës? Ai  nuk më dha asnjë përgjigje. Pjesëmarrja e shqiptaro-amerikanëve të Detroitit ishte shumë e madhe, ndërsa e New Yorkut tepër e vogël. Atë ditë Kalkuta u bë një vënd i tretë i shejtë për shqiptarët. Pas Jeruzalemit e Mekës shqiptarët do ta vizitojnë edhe Kalkutën si një vend të shejtë. Shtëpia dhe Varri i Nënës Tereze do të vizitohen përgjihtëmonë nga mbarë njerëzimi. Atje kam parë kanale radio-televizive dhe gazetarë më shumë se asnjherë në jëtë. Të gjithë kishin qënë në Londër për funeralin e Princeshës Dajanë. Reportazhin e fundit për Zërin e Amerikës e mbylla me këto fjalë:” Këtu në Gjirin e Bengalit në dheun e Kalkutës jo largë Maleve Himalaje po e lëmë në përjetësi bijën më fisnike të racës arbërore. Për “Zërin e Amerikës”, Gjekë Gjonlekaj, natën e mirë nga India.

By admini