Ndërmarrjen publike “Veprimtari komunale” ka reaguar ndaj deklaratave të Lëvizjes URA rreth faturave të fundit nga kjo ndërmarrje.
Reagimin e Ndërmarrjen publike “Veprimtari komunale” mund ta lexoni të plotë më poshtë.
NP “Veprimtari komunale”: URA HUTON PËR TË MBROTJUR TË PRIVILEGJUARIT
Në Ndërmarrjen publike “Veprimtari komunale” e vlerësojmë reagimin e Lëvizjes qytetare URA si tentativë hutimi me qëllim mbrojtjen e të privilegjuarve shumëvjeçar (mospaguesve të detyrimeve), e kurrsesi si brengosje për qytetarë dhe kontribim për të mirën e tyre.
Dua të rikujtojmë që vendimin për vendosjen e çmimit për shërbimet e NP “Veprimtari komunale” e solli Këshilli drejtues i kësaj ndërmarrje në shkurt të vitit 2017, ndërsa i njëjti u aprovua në Kuvendin komunal të Ulqinit me 9 mars të të njëjtit vit. Sikur zotërinjt nga URA vërtet të ishin të brengosur për qytetarët, atëherë çdo kritikë, vërejtje dhe sugjerim kishin mundësi ta shprehin aty, nëpërmjet amandamenteve ose diskutimeve. Përkundrazi, ato zgjodhën të mos jenë të pranishëm në atë seancë!
Prandaj, t’i lëmë propagandat dhe të vendosemi pak në terrenin e matematikës ekzekte nëpërmjet një shembulli të thjeshtë.
Në një shtëpi me sipërfaqe prej 300 m2 jetojnë 5 persona. Objekti nuk shfrytëzohet për afarizëm. Çmimi i faturës është 20,.86 euro në muaj, që në nivel vjetor i bie 250.32 euro.
Marrim si shembull shtëpinë që ka të njëjtën sipërfaqe dhe numër të banorëve, por edhe 15 shtretër që shfrytëzohen për veprimtarinë e qiradhënies së akomodimit privat. Përveç vlerës prej 250.22 euro që e përmendëm më lartë, shumës së përgjithshme i shtohet edhe vlera e taksës së banimit për 15 shtretër, që është 15 X 5 = 75 euro, apo në total 325,22 euro në vit për tërë objektin, duke përfshirë taksën.
Komuna e Tivarit ka vendim pothuajse të njëjtë për taksën e banimit për ndërmarrjen komunale, me çmim 100% më të lartë për shtratë (10 euro).
As ato, si as edhe ne, nuk jemi të kënaqur me numrin e shtretërve në vendime dhe jemi të vetëdishëm për ekzistencën reale të numrit më të madh të shtretërve. Por ju duhet tashmë të dini që vendimet për qiradhënien e akomodimit, në bazë të cilëve ne vendosim tarifat tona, i lëshon dikush tjetër, e jo NP “Veprimtaritë komunale”
Sikur “brengosja” e juaj të ishte e drejtuar kah qytetarët e thjeshtë, të cilët nuk merren me afarizëm, ne do të ju kuptonim. Edhe ne mendojmë që çmimi ndaj tyre duhet të korrigjohet dhe të ulet në të ardhmen. Atë çka nuk e kuptojmë, nuk e lejojmë dhe nuk e pranojmë është ekzistenca e afaristëve “të privilegjuar”, të cilët gëzonin benefitet e pushtetit tuaj dy vjeçar.
Rikujtojmë që fatura ndaj Deponisë sanitare “Mozhur” në janar ishte rreth 5000 euro, ndërsa në korrik rreth 23.170 euro. Këtë ndryshim, pothuajse 5 fish, sipas mendimit tuaj duhet ta paguajnë qytetarët të cilët nuk merren afarizëm?! Ne mendojmë që jo dhe në këtë drejtim janë edhe denoncimet që i kemi bërë ndaj 16 hoteleve të cilët nuk kanë nënshkruar kontratën për transportin e mbeturinave me ndërmarrjen tonë.
Kjo mënyrë e menaxhimit, ku të gjithë janë të njëjtë dhe barra e pagesës bëhet sipas tarifave të qarta, na mundësoi që të kemi 194% rritje të faturimit në gjashtë mujorin e parë të këtij viti (pa taksë të banimit). Përveç kësaj, NP “Veprimtari komunale” në të njëjtën periudhë, për herë të parë, ka bilanc pozitiv me 15,8% fitim, me tendencë që deri në fund të vitit fitimi të jetë në masën 30%. Kjo me siguri nuk është arritur fal “përtacisë së punëtorëve”, siç thuani ju, apo fal “punëtorëve të dehur”, siç i quajtët në seancën e fundit të Kuvendit komunal të punësuarit e kësaj Ndërmarrje publike.
Ndërmarrja publike “Veprimtaritë komunale” këto ditë po bënë përmirësimin e një numri të faturave të lëshuara ndaj amvisërive që nuk merren me afarizëm, e ku u përfshi edhe taksa e banimit. Prandaj, ftojmë qytetarët që nëse ekziston më ndonjë rast i tillë, të lajmërohen pranë hapësirave të ndërmarrjes tonë dhe ne do të bëjmë përmirësimin e menjëhershëm të gabimit.
Ndërsa zotërinjtë nga Lëvizja qytetare URA i ftojmë që, para se të dilni në opinion, të kontaktoni ndërmarrjen e cila është dhe gjithmon do të jetë e hapur për t’iu sqaruar juve dhe qytetarët e Ulqinit.
Me respekt,
UD Drjetori,
Skender Kaleziqi