Foto: sporti ulqinit, fb

Pasdrekën e së dieles në fushën e futbollit në Plazhin e madh u luajt ndeshja e xhiros së parë të ligës së dytë të Malit të Zi ndërmjet vendasve të Otrant Olimpikut kundër ekipit Bokel nga Kotori.

90 minuta për tu harruar, ky mund të jetë konluzioni i ndeshjes së parë të këtij sezoni të ri. Edhe përkundër dëshirës së vendasve për të dhënë diçka më shumë për të arritur deri te fitorja, kjo ishte e pamundur pasi mysafirët përballuan me sukses sulmet sporadike dhe pa ide të qartë të të vendasve të cilër rrezikuan shumë pak.

Duhet shtuar se në ekipin e Ulqinit paraqitjen më të mire e bënë pikërisht lojtarët e vetëm vendas në përbërje: Meqikukiq me disa mbrojtje deçizive, Rudaj i saktë në çdo ndërhyrje dhe i pakalueshem në mbrojtje si dhe Mollabeqiri i cili i vetëm u mundua shumë në sulm por pa përkrahjen e duhur.

Një fakt tjetër interesant ishte se gjysma e lojtarëve të vitit të kaluar të Otrantit si Rama, Shkrela, Muharremi ( luan tek Petrovci), Rexha (Kom),Tivari, Gjinaj, Çaushi etj e shikuan ndeshjen e ekipit tyre të zemrës nga tribunat e stadiumit kurse të tjerët si Senika, Kurti, Matunoviq, Alibegu (u aktivizua në pjesën e dytë) filluan ndeshjen nga bankina.

Ndeshjen e ardhshme Otrant e luan si mysafirë kundër Llovqenit në Cetinë.

By admini