Foto: I. Karamanaga

Në sheshin pranë Muzeut Arkeologjik në Kalanë e Ulqinit, në natën e tretë të Festivalit artistik “Kalimera Poetike” ishte i ftuar shkrimtari dhe ish gazetari Jusuf Buxhovi nga Prishtina.

Ndër shumë përgjigje  që dha z. Buxhovi gjatë mbrëmjes njëra tërhoqi vëmendjen e të pranishmeve. Në pyetjen e njërit nga pjesmarrësit e mbrëmjes rreth gazetarisë dikur dhe sot, z. Buxhovi u përgjigje shkurt.
”Gazetaria ka vdekur”, tha ai duke shtuar se kjo vlen në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët.

Z. Buxhovi arsyetoi këtë me faktin se gazetaria është bërë mjet i më të fortit duke aluduar sidomos në partitë politike për blerjen e mediave të ndryshme që më pastaj i shfrytëzojnë për qëllimet e tyre politike.

By admini