Udhëtim nëpër trojet shqiptare: Vuthaj e krenarisë dhe e bukurisë sonë kombëtare
 
Nga Vuthaj, Beqir SINA

Ramazan Çeka  :”Në sofren e Plavë-Gucisë Krenaria shqiptarisë”

VUTHAJ : Me ditën e tretë dhe të fundit, të Festivalit të Dytë Kombëtar “Kënga dhe vallja shqipe na bashkon” mbajtur në Luginën piktoreske të Alpeve shqiptare, në Vuthaj, dhe me pjesmmarjen e shumë personaliteteve të njohura , përfshirë Ambasadorin Ëilliam Ëalker, i njohur nga shqiptarët si Hero i Reçakut, deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Malit të Zi, Genc Naimbegu, disa ish komnadantve të Ushtirsë Çlirimtare të Kosovës UÇK-së, klerikeve u shënu 20 vjetori i takimit tradicional :”Mirë se vini në alpe”.
Ky takim dhe festivali përfunduan me shumë sukses , duke mbledhur gjatë këtyre ditëve në lëndinën e mes këtyre maleve të larta më shumë se pesë mijë vuthjanë dhe të ardhur nga zonat për rreth, nga Kosova , Shqipëria, dhe Malësia e Madhe, përfshirë edhe dhjetra mërgimtarë nga këto treva, që kishin ardhur së bashku me familjet e tyre, nga SHBA dhe Europa.
Gazetari, dhe poeti i njohur shkodran Ramazan Çeka, i ardhur enkas në Vuthaj për të ndjekur këtë festival tha se:”Në sofren e Plavë-Gucisë ishte Krenaria shqiptarisë”
Këto aktivitete nën kujdesin e veprimtarit të njohur Tahir Gjonbalaj, u organizuan në fshatin Vuthaj, Plavë-Guci nga Shoqata e Alpeve, Shoqata Maja e Karafilit me mbështetjen e Unionit Artistik të Kombit Shqiptar më datat 30,31 korrik, 1 gusht 2017.
Në këtë aktivitet që ndoshta është më i madhi nnga disa organizime në këtë treva morën pjesë grupe, shoqeri kulturore-artistike nga të gjitha trojet etnike të Kombit Shqiptar, ose si e ka quajtur President i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, zoti Azgan Haklaj :”Një referendum qytetaro-artistik që dha mesazhin e qartë:” Një komb,Një shtet”.
Falë familjes Gjonbalaj, për përkrahjen që i jep këtij takimi me mërgimtarët dhe këtij festivali, duhet thënë se tashmë ështe bërë një traditë njëzetvjeçare, që ditët e para të mujait Gusht, të mbahet takimi tradicional me mëgimtarët vuthjan i titulluar “Alpet Shqiptare” në fshatin Vuthaj,
Për tre ditë të para të muajit Gusht, thotë nismëtari i Manifestimit tradicional mbarëshqiptar “Alpet Shqiptar”, zoti Tahir Gjonbalaj, në kuadër të këtyre takimeve njëzetvjeçare, po mbahet edhe edicioni i dytë i Festivalit Folklorik Kombëtar “Kënga e Vallja Shqipe na Bashkon” .
Ky takim tadicional me mërgimtarët që kan nisur 20 vjet më parë po në këtë luginë, shoqëruar dy vjetët e fundit me një festival mbarë kombëtar, mbahet në një amfitetarë verorë në natyrën e bukur të këtyre maleve të larta, me skenën kuq e zi , dhe me bukurinë natyrore të këtyre perlave të kësaj treve siç janë : Syri i Kalter , Ujëvara, Krojet e Ali Pashe Gucisë, liqeni i Plaves, Bjeshket e Nemuna.
Ai dallohet edhe për atë mirëpritjen e madhe vllazerore vuthajne, për bashkëvendasit e tyre, mysafirët të gjitha grupet pjesmarrëse të cilat vijnë në Vuthaj nga e gjithë shqiptaria, nga mëmëdheu ynë Shqipëria, Kosova, grupet shqiptare nga Mali i Zi, Maqedonia, Presheva Bujanovci Medvegja dhe grupet me motive nga Çamëria.
Këtë vit ky festival dhe këto takime 20 vjeçare sollën edhe disa zhvillime te reja, ku festivali jo vetëm që zgjati tri ditë, por gjithashtu, një ditë më parë u përuruan edhe dy shtëpi të reja, për familjet në nevojë në Vuthaj, të ndërtuar këto nga ndihma e vuthjanëve në SHBA, Fondacioni “Plavë – Guci” me seli në Neë York,.
Njëkohësisht duke promovuar vlerat e mrekullueshme turistike të kësaj treve Alpine, është përuruar edhe emisioni kulturor “Bukuritë natyrore dhe vlerat kombëtare shqiptare në Plavë-Guci” si dhe ndërtimi i ri i Shtëpisë kulturore në Vuthaj.
Në këto manifestime kanë qenë për disa ditë të shumtë me pjesmarrjen e tyre edhe mërgimtarët vuthjan, sidomos ata nga Neë Yorku, e rrethinat e tij, që kan ardhur me gjithë fëmijët e tyre duke e hijeshuar edhe më shumë vendlindjen e tyre, Vuthajn..
Festivali mbarëkombëtarë “Kenga dhe vallja na bashkon” i cili zgjat 3 ditë solli përpara vithjanëve nga grupet e ndryshme këngë dhe valle folklorike nga treva shqiptare Plavë-Guci, shqiptarët në Mal të Zi, Maqedoni, Luginën e Preshevës, Çamëria, Diaspora, pra nga mbarë Shqiptaria.
Ky aktivitet që organizohet për herë të dytë në Vuthaj, duke mbledhur artistë dhe personalitete të kulturës, jo vetëm nga të gjtha trevat shqiptare, por edhe nga Diaspora në Amerikë, Europë e Australia, si thotë edhe ai që po provovon kudo shqiptarin nëpërmjet festivalve të tilla, zoti Azgan Haklaj,President i Unionit Artisitk i Kombit Shqiptar, duke e quajtur këtë Festival si një “Referendum artistik mbarë popullor i këngës e valles, folklorike shqiptare nga mbarë shqiptaria”
.
Kryetar i Këshillit Organizativ të këtyre takime dhe këtij festivali është z.Tahir Gjonbalaj, i cili thotë se këto takime dhe ky festival janë të vetë financuar nga vetë familjet e mërgimtarëve në Nju Jork ,( sidomos duhet përmendur Ramiz Gjonbalaj) duke sjellur në Vuthaj dhe grupe të shumtë këngëtarë, valltarë e instrumentistë SHKA dhe Ansamblet konkuruese,
Këtë festival dhe takim tradicional me një performancë nga më të bukurat, e kan prezantuan dy moderatore bukuroshe, dhe me një sharmë të veshjeve folklorike të kësaj treve, dy vajzat të talentuara vuthjane Rilinda Gjonbalaj dhe Arbërore Gjonbalaj, të cilat me shumë natyralitet dhe profesionalizëm që i karakterizonte i dhanë jo vetëm hijeshi e larmi,kësaj veprimtarie por edhe sollën emocionet dhe vlerësuan këtë festivali, duke treguaë se janë të afta të drejtojnë me kompetencë evenimente të tilla po kaq të rëndësishme.
Në hapje të kësaj veprimtarie drejtueset e saj me një fjalë përshëndetëse iu drejtuan pjesëmarrësve të shumtë, mërgimtarëve, grupeve të ftuara ,miqve,mysafirve dhe të gjjithë të pranishëmve , me mirë ardhjen vuthjane, në edicionin e dytë tëfestivalit folklorik mbarë kombetar Kënga dhe vallja shqipe na bashkon.
Organizatori drejtojë me këtë rast edhe një përshendetje e vecantë, e cila shkon për te gjithe te pranishmit me theks te vecant per ata qe ndihmuan ne organizimin e ketij festivali .
Arbënore Gjonbalaj, drejtuesja e programit tha se :’Plava dhe Gucia janë treva të ndara padrejtësisht nga trungu mëmë dhe të mbetura nën okupimin malazez tash e një shekull me parë.Shqiptaret në Mal të Zi kanë qenë dhe janë autokton në trojet e veta.Jeta e tyre në këto treva nuk ka qenë aspak e lehtë,strukturat shtetërore nuk kanë lënë metodë pa përdorur për zhdukjen e shqiptarëve nga këto toka.Një ndër metodat që rezultoi më me sukses është shprëngulja ,emigrimi nëpër botë,me anë të vizave për ditëe më shumë vendi po shkretohet, po ikën rinia nga kushtet në nevojë si rrjedhojë e papunsisë.Edhe pse kemi kaluar dhe kalojmë ditë të vështira, gjithmonë u përpoqem ndër breza ata cka të parët përcollën te ne edhe ne ta pasojme tek brezat që vijnë”, andaj bëri thirrje ajo” të gjithë së bashku duhet që të ruajmë gjuhën ,kulturën,traditën,vlerat shoqërore kombëtare”.
Më tej , drejtueset thanë se :”Prandaj më se miri këto vlera përcillen nëpërmjet festivalit.Vitin e kaluar pamë shumë shoqëri kulturore që sollën me veti trashëgimin autoktone të treves ,pra objektivi kryesorë i këtij festivali është ruajtja dhe kultivimi i vlerave të çmuara të thesarit tonë kombëtar,brenda dhe jashtë tij ,si dhe jemi munduar që të sjellim për publikun çaste të këndshme dhe argetuese,që të shkëputemi për pak nga brengat dhe hallet e përditshme” .
Ndërsa duke përshendetur grupet pjesëmarrse, nga mbarë shqiptaria, Gjonbalaj, tha se një përshëndetje të veçantë sot ajo e kishte rezervuar për të gjithë artistët që me kengët dhe vallet e tyre bashkuan zemrat dhe kufijtë,të cilët sot spo vërehen sepse jemi bashk.
“Me Vlorën heroike ku u ngrit flamuri ,me Shkupin edhe ai si ne i ndarë padrejtësisht ,me Prishtinën dhe Gjakovën që më në fund sot gëzojn lirin .Dhe në fund një falenderim i përzemërt shkon sot për të gjithë ata që mundësuan mbajtjen e këtij festivali .Pra Falenderojmë donatorët. Kontributi juaj vlen shumë në këtë trevë ku asimilimi është marramendes,pra të flasim dhe frymojmë shqip sepse vetëm kështu është në interesin tonë dhe kombit tonë” tha ajo .
Festivali i Dytë Kombëtar “Kënga dhe vallja shqipe na bashkon”- Vuthaj 2017
Moderatore:
Arberore Gjonbalaj
Rilinda Gjonbalaj
Kryetar i festivalit:Tahir Gjonbalaj
Antaret e jurise :
Azgan Haklaj,Mjeshter i Madh,president i Unionit artistik te kombit shqiptare Minella Kureta ,Drejtor i Unionit artistik te kombit shqiptare, Hasnie Kukaj Gjonbalaj, profesoresh ,Mirjeta Gjonbalaj,koreografe e SHKA Maja e Karanfilit
Ne diten e pare te festivalit moren pjese keto shoqeri artistike….
1. SHKA Ded Gjo Luli nga Traboini
2.SHKA Ardhmeria nga Gjakova
3.Grupi folklorik Petralba Klos nga Mati
3. SHKA Jonuz Ramadani –Viti
Ne diten e dyte te festivalit moren pjese keto shoqeri artistike…
1.Grupi polifonik Çipini nga Vlora
2.AKV Anadrini nga Rahoveci
3. AKV Shote Galica nga Drenasi
4.AKV Prishtina nga Prishtina
Ne diten e tret te festivalit moren pjese keto shoqeri artistike….
1.SHKA Maja e Karanfilit nga Plave-Gucia
2.Ansambli Devolli nga Devolli
3.SHKA Koha nga Dinosha
4.SHKA Rapsha nga Drume –Hot
Dita e tret e festivalit hyri ne kuader te tubimit tradicional “Mire se vini ne Alpet Shqiptare” Vuthaj 2017 ,ku ky tubim e shenoi edhe 20 vjetorin e tij,dhe shprendau disa tituj per deshmoret qe rane heroikisht ne fushe te nderit per çlirim e bashkim kombetar . “Krenaria e Alpeve Shqiptare “,ishte ky titulli qe ndau grupi organizativ i Alpeve Shqiptare me ne krye Tahir Gjonbalaj
Po ashtu SHKA Maja e Karanfilit ndau disa mirenjohje per te gjithe ata qe kontribuan ne mbajten gjall te tubimit tradicional
Çmimet e ndara ne edicionin e dyte te festivalit folklorik “Kenga dhe vallja shqipe na bashkon”
Çmimi i pare ;Grupi polifonik Çipini nga Vlora
Çmimi i dyte :SHKA Shote Galica nga Drenasi
Çmimi i tret:AKV Prishtina nga Prishtina
Koreografia me e mire :SHKA Ardhmeria nga Gjakova
Ansambli me mire i valleve : AKVP Shkupi nga Shkupi
Veterani i festivalit :Ali Beqiraj
Veshja me autentike SHKA Rapsha
Rapsodet me te mire :Nue Gjonaj dhe Driton Juncaj
Çmimi i publikut :Ded Gjo Luli nga Traboini
Instrumentalistet me te mire: SHKA Jonuz Ramadani-Viti
Grupi me i kopletuar :Devolli nga Devolli
Duke e bashkëlidhur këtë aktivitet mbarëkombëtare, Festivalin Folklorik Kombëtar “Kënga e Vallja Shqipe na Bashkon” në Vuthaj, Haklaj, tha se ne kemi organizuar deri tani dhjetra festivale në Shqipëri, Kosovë , Maqedoni, e Mal të Z, me një pjesmarrje me mijëra artistë pjesëmarrës nga mbarë trevat shqipfolëse e diaspora, duke bërë kështu edhe rikthim, dhe një pasurim e rivitalizim i traditës, këngës, valleve e folklorit të trashëguar brez pas brezi nga shqiptarët., kudo që janë aty ky frymon shqip
Presidenti i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar e njëkohësisht president edhe i këtyre festivaleve, z.Azgan Haklaj së bashku me grupin organizator kanë dhënë më tepër detaje mbi zhvillimin e këtij festivali duke e vlersuar atë si një nga sukseset më të bukura të këtyre festivaleve të mbajtura deri tani.
“Këto festivali mbarë shqiptare folklorike tha ai njëkohësisht të kontribuojnë edhe më shumë në ruajtjen, pasurimin, zhvillimin e transmetimin e kësaj tradite te brezat e ardhshëm, sidomos tek mërgimtarët, duke shfrytëzuar dhe ardhejn e tyre massive në këto treva siç është edhe Vuthaj këto ditë

 

By admini