NP për rritjen dhe mbrojtjen e egërsirave “Ulqin”- Ulqin përkatësisht drejtori i saj z. Ajet Zaga ka dalur me një lajmërim rreth shtyerjes së fillimit të sezonit të gjuetsisë. Më posht mund të lexoni të plotë lajmërimin.

 

L A J M Ë R I M

 

                Lajmërojmë të gjith gjuetarët dhe qytetarët, që NP për rritjen dhe mbrojtjen e egërsirave “Ulqin”- Ulqin në marrveshje me organizaten turistike Ulqin, kanë marrë vendimin që për shkak të sezonit turistik e cila është në vijim dhe gjithashtu që për shkak që të mos arrihet deri tek shqetësimi i turistave të cilët përkohësisht gjenden për pushime në komunen e Ulqinit, se celja e sezonit do te shtyhet kah fundi i muajit gusht.  Ky vendim është marrur edhe për shkak që të shmanget nga shpërthimi i zjarreve  që mund të vëjë në vështirsi mbarvajtjen e sezonit turistik. Për këtë jemi dakorduar që sezoni i gjuetisë 2017/2018 të shtyhet për daten 27 gusht 2017.

Apelojmë tek të gjith gjuetarët që ta respektojnë dhe ta mirkuptojnë këtë vendim deri në hapjen e sezonit të gjuetisë dhe të sigurojnë lejet e gjuetisë për sezonin 2017/2018.

Me respekt,

 

N P. “Ulqin” Ulqin

Drejtori:  Ajet Zaga

By admini