Qeveria e Malit të Zi ka mbajtur mbledhjen e saj të 36-të prej nga e cila ka dalur me një kumtesë.
Ndër shumë vendime të aprovuar nga qeveria e Malit të Zi bie në sy edhe ai që ka të bëjë me Komunën e Ulqinit.
Kështu, Qeveria e Malit të Zi ka miratuar një propozim për sigurimin e fondeve nga rezerva e buxhetit aktual për mbështetje financiare për Cetinën me qëllim të shpronësimit të pasurive të patundshme si dhe propozimin për sigurimin e fondeve nga rezerva e buxhetit aktual për ndihmë financiare për komunën e Ulqinit. Cetinës do ti paguhen 250000 euro kurse Komunës së Ulqinit 300 000 euro.