Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur pasdrekën e së martes në Ulqin.

Katër persona, E.M. (23) nga Tivari, D.H. (20) nga Peja por me banim në Tivar, Z.N. (22) nga Rozhaja po ashtu me banim në Tivar dhe S.J. (22) nga Tivari me preteksin për të blerë një makinë janë drejtuar për në Ulqin por që në fakt kishin ardhur për qëllime tjera.

Siç shkruan kodex, ata gjatë ditës kanë kontaktuar A. M. (30) me qëllim që nga ai të blejnë një automjet „Audi“ A5 të cilin ai e kishtë qitur në shitje. Me të ardhur në Ulqin, E.M. dhe D.H. hynë në makinë së bashku me A.M. dhe nisen deri të një pumë benzine ku ata më pas i tregojnë qëllimin e vertet duke e kërcënuar dhe kërkuar atij shumën prej 10000 eurove. Pas një kohe të caktuar ata së bashku kthehen te vendi ku i pritnin dy të tjeret, Z.N. dhe S.J. të cilët iu afruan A. M. dhe nën kërcënim i kërkuan që ti dorëzonin 10000euro. Pas kësaj, dyshohet se ata i lënë afat prej 24 orëve për dorëzimin e të hollave dhe u nisen për në Tivar.

Pas kallëzimit në polici të A. M. m;sohet policia e Tivarit ka identifikuar menjeherë autoret dhe njërin nga ta, S.J. e kanë arritur ta arrestojnë.

By admini