Banoret e Ostrosit me rrethinë Krajës po balafaqohen me probleme serioze kur në ambulancën e Ostrosit nuk ka mjek që shërben qytetaret.

Beqir Berjasheviq, banor në Ostros dhe njëheri drejtor i shkollës fillore të atjeshme i është dejtuar gazetës barinfo për këtë problem. Sipas tij, çdo herë kur mjeku që punon në Ostros merr pushim mjekësor ose mungon për arsye tjera qytetaret mbesin pa përkujdesje mjekësore.

Në raste të tilla banoret duhen të marrin rrugën për në vendet më të afërta si në Katërkollë apo edhe me larg.

Banoret e zonës kërkojnë zgjidhjen e këtij problemi.

By admini