Të dielen në Kosovë u mbajtën zgjedhjet parlamentare të cilat sollën rezultate befasuese.

Sipas informacioneve që vinë nga Prishtina, koalicioni i madh në mes Partisë Demokratike, Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Nismës dhe shumë subjekteve tjera të vogla ka marra më shumë në zgjedhjet e së dieles numri i së cilës mund të shkojë prej 36 deri 40% të votave, sipas burimeve nga shtabet zgjedhore apo Exit polleve.

Por befasia më e madhe që vjen nga zjedhjet e së dieles në Kosovë ka të bëjë me Levizjen e Vetevendosje. Ky subjekt politik i cili ka konkuruar si e vetme në këto zgjedhje ka fituar prej 30 deri 32% çka parqet një rritje të jashtëzakonshme duke e ditur që herës së fundit kanë arritur të merrnin vetëm 13,9%.

Shpend Ahmeti nga Levizja Vetevendosje për TV21 tregon  se Levizja Vetevendosje ka marrë 230 000 vota ndërsa Dardan Molliqaj po nga kjo lëvizje tregon se kandidati për kryeministër nga kjo lëvizje Albin Kurti është personi më i votuar në këto zgjedhje. Si Ahmeti ashtu edhe Molliqaj konfirmojnë se subjekti të cilit ata i takojnë tashmë janë subjekti më i madh në Kosovë pas zgjedhjeve të së dieles.

Koalicioni i tjetër i madh në mes Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe subjekteve të tjera ka fituar deri në 27 ose 29% të votave.

Sipas këtyre rezultateve formimi i qeverisë do të jetë i pamundur pa koalicione shtesë. Ditët dhe javët në vazhdim do të tregojnë se cila do të jetë qeveria e ardhshme e Kosovës.

By admini