Shqipëria ka arritur të marrë një fitore fantastike 0-3 në Haifa duke u hakmarrë ndaj Izraelit pas humbjes së pësuar me të njëjtin rezultat në nëntor në Elbasan.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Xhani De Biazi kanë zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer teksa e kanë dominuar kundërshtarin që nga fillimi i takimit.

Armando Sadiku realizoi një dopietë në minutat 22 dhe 44. Goli i dytë i sulmuesit elbasanas ishte një kryevepër teksa kontrolloi mjaft mirë me gjoks topin e ardhur në ajër dhe pasi u rrotullua me fytyrë nga porta, goditi fort duke tundur rrjetën. Edhe goli i parë i Sadikut ishte i ngjashëm për nga mënyra e ekzekutimit të goditjes. Ndërkohë goli i tretë u shënua nga Memushaj në minutën e 71-të pas një aksioni perfekt me kombinimin e Çikalleshit dhe Hysajt.

Me këtë fitore, Shqipëria mbyll ecurinë negative prej 5 humbjesh radhazi dhe ngjitet në vendin e 3-të në grup me 9 pikë, njësoj sa Izraeli, por me golavarazh më të mirë. /PanoramaSport/

https://vid.me/oUgG

https://vid.me/16qc

https://vid.me/prf7

By admini