Në ndeshjet e xhirove të fundit të kategorive respektive, e shtuna sportive ishte me fat për futbollistet e Otrantit nga Ulqini dhe Vllaznisë nga Shkodra.
Kështu, Otranti arriti të fitojë kundër Celikut ma rezultatin e pastër 2:0 dhe fitoi të drejtën që nëpërmes barazhit të lufojë për të hyrë në ligën e parë të Malit të Zi. Nga ana tjetër Vllaznia e Shkodrës arriti të marrë jë barazim pa gola kundër Tiranës duke bërë që të shpëtojë nga rënia nga superliga shqiptare. Ekipi nga Tirana pas këtij barazimi në Shkodër ra nga superliga shqiptare edhe atë për herë të parë në historinë e saj.
Në shkallët e fushës së Ulqinit mbretëronte gjatë gjithë lojës një gjendje ankthi pasi shikuesit me sy ishin në Ulqin e më veshë në Shkodër. Fati ishte me ta dhe në fund gëzuan.
https://vid.me/bVdi