Myslimanët e lagjes së Fushës së Zemunit në Beograd, janë lutur para xhamisë e cila një natë më parë është rrënuar me urdhër të komunës së Beogradit Zemun, shkruan Radio Europa e Lirë.
Nga komuna kanë deklaruar se “është prishur objekti i ndërtuar në mënyrë të paligjshme nga ana e Bashkësisë Islame të Serbisë”. Prishja e objektit heren e parë është tentuar të enjten por që është shty për një ditë më vonë shty për shkak të protestave nga banorët vendas.
Në lidhje me këtë qytetari Marko Vujoviq ka deklaruar nëpërmes një posti të tij në rrjetet sociale se një gjë e tillë është turp për Serbinë.
”Turp Serbi, çka bëhet, shkatërrojnë një objekt fetar kurse i njëjti shtet vendos të veten në Rumi. Vetëm pyes deri kur kështu?”, shkruan Vujoviq pasi që më parë shpërndan lidhjen e REL-it rreth lutjes së qytetarëve nga Beogradi para xhamisë së prishur.