Ekipi Otrant Olimpik nga Ulqini të shtunën luan ndeshjen vendimtare për të vulosur kalimin në barazh për në ligën e parë futbollistike të Malit të Zi.

Në ndeshjen e javës së fundit kundër Çelikut nga Nikshiqi ekipit tonë i mjafton edhe një barazim për të arritur te suksesi i shumëpritur. Në rast të barazimit të Otrantit dhe në rast fitores të Mornarit, ekipi që e ndjek me dy pikë më pak, numri i pikëve të këtyre ekipeve do të jete i njëjtë por që Otrant Olimpik ka përparësinë numrin e pikëve në ndeshjet në mes veti, 2 fitore dhe një humbje në të mirë të ekipit tonë.

Por te ekipi Otrant Olimpik as që mendojnë në këtë rezultat pasi dëshirojnë që sa më mirë të paraqiten dhe me një fitore para sportdashësve të vet të mbyllin këtë cikël.

Ndeshja Otrant – Çelik luhet të shtunen në fushën e Plazhit të madh me filllim nga ora 17:30.

By admini