Dy shkollat e mesme të qytetit të Ulqinit përkatësisht maturantët e shkollës ajo publike ”Vëllazërim – Bashkim” dhe asaj private ”Drita”,  kanë festuar mbrëmjen e së enjtes natën e maturës.

Shetitorja e Ranës ka qenë e vogël për të ”pranuar” numrin e madh të qytetarëve që kishin dal për të parë maturantët e këtij viti.

Pas parakalimit në shetitoren e Ranës, festa e maturantëve së bashku me mësimdhënësit e tyre ka vazhduar në lokalin e porositur nga ta për këtë ngjarje të rëndësishme në jetën e tyre.

Web faqja UlqiniOnline i’u dëshiron të gjithë maturantëve të këtij viti suksese të mëtutjeshme në jetën e tyre në të gjitha fushat.

Marrë nga D. Zeneli

 

By admini