Në ndeshjen e parafundit të ligës së dytë futbollistike të Malit të Zi ekipi Otrant Olimpik nga qyteti i Ulqinit arriti fitore të rëndësishme në luftën për barazhin që të çon një kategori më lart.

Ulqinakët me plot meritë dhe me lojë bindëse në gjysëmlojën e dytë arritën të fitojnë si mysafirë kundër ekipit Bratstvo me rezultatin e pastër 4:1.

Në ndeshjen e fundit, javës së ardhshme ulqinakët luajnë gjithçka dhe me rezultat pozitiv ata do të fitojnë të drejtën e barazhit. Javën e ardhshme si nikoqir ekipi nga Ulqini do të pres Çelikun nga Nikshiqi.

By admini