Garat popullore të cilat organizohen në kuadër të manifestimit ”Dita e Rumisë 2017” për çdo vit janë atraksion i posaçëm, si për vet garuesit por edhe për shikuesit.

Në pjesëmarrje të mbi 70 garueseve në 4 disiplina si hedhje e gurit, kërcim së gjati, gjuajtje me pushkë ajrore dhe tërheqja e litarit kampion absolut këtë vit ishte Ardit Astafa i cili fitoi 3 vende të para.

Por aspak më pak dhe me mjafet sukses në lojërat popullore u paraqit edhe kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, i cili këtë vit ishte pjesëmarrës në aktivitetin ”Dita e Rumisë 2017”. Cungu arriti të fitojë vendin e tretë me ekipin e tij në tërheqjen e litarit  dhe pashtu vendin e tretë në gjuatje me pushë ajrore.

Cungu në pjesën kulturo artistike të aktivitetit u shpreh i gëzuar që ka marrë pjesë në një aktivitet të tillë dhe siguroi që viteve të ardhshme do të bashkëpunojë me Shoqatën ”Rumia” për këtë manifestim tradicional e gjithëpopullor.

”Dita e Rumisë 2017” edhe këtë vit tërhoqi vëmendjen e shumë dashamirësve të natyrës të cilër kaluan një ditë të bukur.

By admini