Anëtarësimi në NATO është grusht i rëndë për Partinë demokratike të socialistëve dhe përkrahje e madhe për ndryshimet e ardhshme politike në Mal të Zi, konsideron lideri i Lëvizjes qytetare URA Dritan Abazoviq.

Ai në intervistën dhënë agjencisë MINA, trasnmeton rtcg,  ka theksuar se NATO është garanci se në Mal të Zi nuk do të ndodh si në Maqedoni. Kjo donë të thotë se pushteti, pasi të ballafaqohet me vullnetin e vërtetë të qytetarëve , nuk dëshiron të largohet nga pozicionet e veta , është i gatshëm të nxis kaos , tollovi , bile edhe luftë qytetare nëse është nevoja.

Natyrisht e gjithë kjo përmes retorikës së obligueshme të fshehjes pas interesave nacionale, ka theksuar Abazoviq. Siç ka theksuar ,çështja e NATO-s është temë e madhe dhe serioze , por euforia ka shpërthyer dy tri ditë pas marrjes së vendimit.

By admini