Shoqata e Diabetikëve „ Rrethi  Kaltër“ organizoi ditën e diel, në Shkollën e Muzikës në Ulqin, aktivitetin e radhës , me qëllim të ngritjes së vetëdijes së diabetikëve  për rolin e faktorëve të rrezikut në paraqitjen e sëmundjes së diabetit dhe mënyrën se  si mund të jetohet lehtëisisht  me këtë  sëmundje.

Ligjeratën  me temë „ Si të jetohet me diabet“  e mbajti Dr. Valentina Kaliniq, specialiste-endokrinologe në Spitalin e Tivarit. Ajo gjatë prezantimit të saj  i këshilloi   të prekurit me diabet,   të kenë kujdes me ushqimet që konsumojnë dhe të zhvillojnë aktivitete të rregullta fizike.

“Të gjithë personave që vuajnë nga diabeti i tipit 1 dhe 2 u ndalohet të hanë ushqime me yndyrë të lartë. I sëmuri me diabet mund të marrë çdo lloj ushqimi, por sasia do të ndryshojë në varësi të përmbajtjes së sheqernave dhe yndyrnave që ato kanë. Dieta ka shumë rëndësi në mjekimin e diabetit. Disa persona me diabet arrijnë vlera normale të sheqerit në gjak vetëm duke mbajtur dietën e rekomanduar nga mjeku endokrinolog dhe pa asnjë mjekim tjetër shoqërues. Dieta është specifike për çdo person me diabet. Ajo varet nga metabolizmi bazal, nga BMI¬ja (indeksi trupor i cili përcaktohet nga pesha dhe gjatësia e personit) dhe nga aktiviteti i tij fizik. Pra është specifike për çdo person që jeton me sëmundjen e diabetit. Më me rëndësi është mënyra e jetesës së shëndetshme, përfshirë ushqimin adekuat dhe aktivitetet fizike. Shprehitë për ushqim jo të shëndetshëm janë më të forta se kujdesi i sistemit në kujdesin shëndetësor. Problemi kryesor është që të prekurit duhet ta pranojnë që janë me diabet. Por mund të jetohet shumë mirë edhe kur je me të“, tha dr. Kaliniq.

Kryetarja e Shoqatës së Diabteikëve “ Rrethi i Kaltër” në Ulqin  Veneranda Gjonaj  në fjalën e saj përshëndetëse falënderoi Shoqërinë Aksionere ” Osmi red” në Podgoricë  e cila dhuroi 10 aparate për matjen e nivelit të glukozës në gjak, Komunën e Ulqinit për ndihmë finaciare  dhe drejtorin e Shkollës së Muzikës, Cufo Likën, për lejimin e sallës. “ Synimi kryesor i Shoqatës është që përmes  ligjeratave dhe  seminareve profesionale për diabetin në masë të konsiderueshme të  kontribuojë në ngritjen e vetëdijes tek diabetikët për  rëndësinë dhe rolin e diabetit në  funksionimin normal të organizmit, të kualitetit të jetesës dhe vetë jetëgjatësisë”, theksoi Gjonaj.

Në fund të kësaj ligjerate edukative  Shoqata ndau falas  anëtarëve të vet aparate për matjen e sheqerit në gjak, fishe dhe  vitamina . ( Gj. Gjonaj)

By admini