Në ambientet e Qendrës për kulturë të Ulqinit mbrëmjen e së enjtës u organizua një tribunë e titulluar me emrin “Begatia e diversitetit”. Në këtë tribunë qytetarët e shumtë të Ulqinit patën rastin të ndëgjojnë studiuesin e shquar mysliman, teologun, aktivistin dhe pedagogun për Islamin, Imam Dr. Talal Eid.
Fjalën hyrëse të mbrëmjes e mbajti Hafiz Sulejman Bugari kurse nga Komuna e Ulqinit përshëndeti nënkryetarja Hadixhe Gjoni.
Imam Dr. Talal Eid është një studiues i shquar mysliman, teolog, aktivist dhe pedagog për Islamin dhe myslimanët, si edhe raportet midis të krishterëve, hebrenjëve dhe myslimanëve në Amerikën Veriore si dhe përreth globit. Ai promovon njohuritë mbi Islamin nëpërmjet programeve televizive dhe radiofonike në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar, si edhe nëpërmjet publikimit të artikujve në revista lokale dhe ndërkombëtare.
Aktiviteti u organizua nga ambasada amerikane në Podgoricë.