Beqir SINA – Bronx New York
Dom Pjetër Popaj : “Kryengritja e Malësisë së Madhe e vitit 1911, e cila u kurorëzua me ngritjen e flamurit shqiptar, është kurora e lavdisë mbi lavditë, që gjithnjë shëndrit në qiellin kaltërt të Malësisë, dhe, gjithë Shqipërisë”
Eastchester Bronx – NY : Kryengritja Malësore e vitit 1911, e udhëhequr nga Dedë Gjo Luli, e cila u kurorëzua me ngritjen e flamurit shqiptar, është kremtuar solemnisht nga Shoqata Malësia e Madhe, dhe malësorët në New York e rrethe.
Qindra familje malësore, së bashku me pjestarët të fiseve të trashgmnisë së Ded Gjonlulit, malësorë nga kjo trevë, nën organizmin e Shoqatës Malësia, nga New York- u bënë së bashku për të përkujtuar , mbrëmë në njërin prej mjediseve të lokalit të njohur “Eastwood Manor” në Bronx, 106 vjetorin e kësaj Kryengritje, e cila i parapriu dhe pavarësisë së shtetit shqiptarë, kur një vit më pasë më 28 Nëntor 1912, në Vlorë, u shpallë edhe Pavarësia e Shqipërisë, nga sundimi otoman.
Në mesin e pjesëmarrësve ishin të ftuar edhe disa personalitete e veprimtarë të dalluar të komunitetit tonë, përfaqësues të klerit katolik, aktivistë, studentë, afaristë dhe biznesmen të suksesshëm, gazetarë dhe lider të komunitetit
Mbremjën festive me rastin e 106 -Vjetorit të Kryengritjes se Malësisë së Madhe, e drejtojë në gjuhën e ëmbël dhe të bukur shqipe, konferencieria zonjusha Linda Gojçaj, studente e lindur dhe e diplomuar në SHBA.
Në fillim të përkujtimit të kësaj ngjarje të rëndësishme kombëtare, u intonuan hymnit kombëtarë të SHBA dhe atij Shqiptar, kënduar nga një nxënës i Shkollës Shqipe , Engjell Junçaj.
Kurse, më pas në shenjë nderimi për të rënët, konferencieria ftoj pjesëmarrësit të ngrihen në këmbë, për të nderuar dhe respektuar me një moment heshtje! kujtimin e tyre.
Famullitari pranë Kishës Shqiptare “ Zoja e Shkodrës”, i përndershmi Dom Pjetër Popaj, kreu ritualin fetar të bekimit të kësaj darke! si dhe përshëndeti 106 – Vjetorin e Kryengritjes së Malësisë së Madhe.
Data e 6 Prillit 1911, është hapi i parë që i parapriu Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në Vlorë, më 28 Nëntorë 1912, theksojë në fjalën e tij Dom Pjëtër Popaj, duke folur me rastin e përkujtimit të kësaj ngjarje.
Ai tha se “Ngritja e flamurit në Deçiq, tregon trimërinë e burrave malësorë, fillimin e pavarësisësë , që i la nderë e lavdi të përjetëshme kombit tonë shqiptarë. Ky tubim le të na vlejë për të frymëzuar prej heronjëve tanë, dhe, të veprojmë gjithëherë për të mirën e popullit tonë. Pra, që të ndihmojmë njeritjetrin vëllazërisht, pa dallime, largime, dëbime e përçarje, por, të jetojmë si një familje, të një gjaku, të një kulture të nji flamuri kuq e zi”, tha Dom Pjetri.
Konferencieria, duke folur për rëndësin e kësaj ngjajrje vuri në pahë se Kryengritja e Malësisë së Madhe e vitit 1911, është ndër datat më kulmore të historisë sonë kombëtare. “ Ajo është, pikërisht data, kur Malësoret e Hotit, Grudës, Kelmendit, Kastratit, Trieshit, Kojës, Shkrelit, e viseve tjera, nën udhëheqjen e trimit të maleve Dede Gjo Lulit, më 6 Prill të po atij viti, në majë të Bratilës, ngritën flamurin shqiptar, për herë të parë pas 500 vjetë robëri” tha drejtuesja.
Më pas Gojçaj, duke përshëndetur tubimin përkujtimor, tha se ishin mbledhur për të përkujtuar nji nga ngjarjet me krenare ushtarako-politike të historisë së kombit tonë, si e quajti ajo këtë ngjarje të 1911-ës.
Moderatorja Linda Gojçaj, gjithashtu e quajti këtë përkujtimorë të malësorve në Nju Jork, në përkujtim të Kryengritjes së Malësisë së Madhe, e vitit 1911, jo vetëm si një borxh, “që ia kemi asaj toke të pergjakur, por edhe si një shprehimi të nji nga ndjenjat tona të krenarisë, që na mbajnë lartë për këtë vepër heroike, që na e lanë mbas të parët tanë. Ata që e meritojnë gjithë nderimin tonë më të madh brez mbas brezi, kujtojë ajo.
“Plotë njëqind e gjashtë (106) vite më parë, tha moderatorja, trolli i Malësisë së Madhe, u skuq si asnjëherë më parë nga gjaku i patriotëve më të shtrenjtë të atedheut, të udhehequr nga plaku i maleve dhe heroi i kombit Dedë Gjo Luli. Është ky gjaku i qindra trimave e trimneshave malësore i cili njomi rrënjët e asaj shtize të gjallë në të cilën për të parën herë pas 5 shekuj robëri Osmane, u valëvit i lirë flamuri i Gjergj Kastriotit-Skenderbeut”.
Rreth kësaj dhe ngjarje, dhe përkujtimit nga Shoqata Malësia në Nju Jork, tha Gojçaj, sonte do të na flasë Kryetari i saj, zoti Ejllo Berishaj.
Kryetari i Shoqatës mbasi shprehu në fillim një faleminderim dhe mirënjohje te veçantë për malësorët, dhe pjesëmarrjen e tyre, në këtë mbrëmje që shoqata Malësi e Madhe, së bashku me malësorët dhe komunitetin organizojnë në përvjetorin e 106-të, të kryengritjes së Malësisë, tha se :” 106 vite më parë baballarët tanë atje në trojet stërgjyshore të prirë nga kryeplaku Ded Gjo Luli, në beteja të përgjakshme ngritën dhe e valëvitën flamurin kombëtar në majë të Deçiqit – duke e bërë atë që Kryengritja e Malësisë, të ishte dhe të mbetej në analet i historisë së kombit tonë si datë dhe moment kyç historik se pavarësia e trojeve nga sundimi Osman po afrohej.
“Sot ne mërgim e përkujtojmë këtë datë historike me krenari dhe mburrje për te mos harruar kurrë sakrificat e atdhetareve për lirin e atdheut, mbasi roli e këtyre datave historike në diasporë të shërbej si një moment i përafrimit ne mes nesh dhe i vlerësimit tonë më të lart për ata qe u flijuan për çështje kombëtare” tha zoti Berishaj.
Ndërkaq, ai bëri një vlerësim të lart për angazhimin e çdo atdhetari në diasporë për të përkrahur dhe shënuar kryengritjen e Malësisë.
“Sa po bëjmë ne si breza dhe gjenerata, tha ai që kjo datë dhe ditë e krenarisë kombëtare të ua lamë si amanet pasardhësve tanë të lindur dhe rritur ne mërgim, që edhe ata le të vazhdojnë të përkujtojnë në të ardhmen ditët dhe momentet kyçe te
historisë se kombit. Duke ditur që këto manifestime përpos karakterit historik janë edhe momente argëtimi atëherë le te bëjmë te pamundurën qe te afrojmë rinin dhe gjeneratat e edukuar ne mërgim rreth shoqatës tonë të përbashkët Malësi e Madhe , qe është adresa e duhur e Malësorëve dhe fole e përbashkët e te gjithë neve me rrënjë dhe origjinë nga Malësia e Ded Gjo Lulit”.
Folësi kryesorë i këtij kremtimi ishte Mark Ivezaj, i cili foli për dinamikën e luftimeve të asaj pranvere kundër supërfuqisë së kohës, Flamurin i Bratiles dhe Memorandumi i Greçës me programin e vet të qartë kombetar,që u bënë që në atë kontekst kohor për Malësinë e Madhe dhe malësorët të dëgjonte e gjithë Europa.
“Rreth Kryengritjes së Malësisë së Madhe të vitit 1911, tha moderatorja, është folur dhe shkruar në dhjetra e qindra libra historik e letrar nga historianë të ndryshëm, politikologë, shkrimtarë, artistë, etj. Megjithatë, fjalën e fundit deri më tash nuk e ka thënë askush. Sonte, në kuadër të këtij evenimenti do të ndjekim disa aspekte historike dhe politiko-shoqnore rreth ngjarjes ne fjalë, ne vështrimin e ligjëruesit në vazhdim. Ai është zoti Mark Ivezaj, studiues i historise, patriot, intelektual, kontribues dhe aktivist i madhë i komunitetit tonë” tha ajo.
Ndërkohë, pas tij e përshëndeti përkujtimoren e 106 Vjetorit të Kryengritjes Malësore të vitit 1911, e udhëhequr nga Dedë Gjo Luli, edhe Asamblesiti i shtetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, i cili me këtë rast ka nderuar me një Proklamat të Asamblesë së Nju Jorkut, Shoqatën Malësia për veprimtarinë dhe kontributin e saj kombëtar në komunitetin shqiptarë.
Asamblesti Gjonaj, tha se është kënaqësi dhe privilegj që gjëndem sonte këtu, jo vetëm për të përkujtuar me këtë darkë e festim, 106-vjetorin e kryengritjes së Malësisë së Madhe, dhe për të lartësuar ngjarjen që i para-priu shpalljes së pavarësisë në Vlorë, më 1912 — e që është ngritja e parë e flamurit kombëtar në trojet shqiptare, ç’prej kohës së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbe”.
Darka solemne “Kryengritja Malësore e vitit 1911”, u shoqërua me një program artistik të përgatitur nga pjestarët e Grupit muzikor “Malësori”, drejtuar nga këngëtari Fran Vulaj.