Beqir SINA New York

Gorigio Kolaj : “Prishtinë … kemi ardhur !! Shyqyr ZOTIT. Famous Famiglia Pizzza në Prishtinë, është gjëja më e bukur në jetë, dyqani më i veçantë për ne, në të gjithë botën”

PRISHTINE : Biznesmeni i suksesshëm, nga Klina – Kosovë, në SHBA, Gorgio Kola, në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, njofton se më në fund është realizauar një nga ëndrrat e familjes së tij, familjes së njohur Kolaj, e cila emigroi nga Kosova në Itali dhe më pas në Amerikë, 5 dekada më parë, ndërsa biznesi i i njohur i vëllezërve Kolaj ” Famous Famiglia Pizzza – New York City”, së shpejti do të çelet edhe në Kosovë.

Shitorja pizza – restorant me emrin e mjaft të njohur në të gjithë botën, ” Famous Famiglia Pizzza – New York City”, e cila do të çojë tani, vërtetësinë dhe përkushtimin ndaj cilësisë së ushqimit, të tyre, që ka qenë shenjë dalluese e suksesit të tre vëllezërve shqiptarë Kolaj – të cilët jan nga Klina e Kosovës, Paul Kolaj – Co-Themelues dhe CEO, John Kolaj – Co-Themelues dhe shefi Operativë, dhe showman Giorgio Kolaj – Co-Themelues dhe Shefi për Zhvillimin Global të Businessit, tashmë, është gati të hapi dyert e saj, muajin e ardhshem, edhe për klinetët e saj në Prishtinë.

Në një fotografi të publikuar në llogarinë e tij në rrejtin social Facebook, (foto credit : Z. Anil Gashi) duket një pamje e jashtme, e  pica – restorantit, të ri, e cila do të jet në katin e parë të ndonjë ndertese të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës.

Ai është vendi ku do të hapet së shpejti biznes një shitore pizza restorant me famë në shumë kryeqytetet e botës.

“Hapet së shpejti – Famous Famiglia Pizzza”” lexon në një tabel e vendosr kjo në xhamin e dritares së dyqanit të ri, shkruar me shkronja të mëdha, dhe në gjuhën angleze “Famous Famiglia Pizzza Opening Soon”, e cili përfaqëson me krenari biznesin e sukseshem të pronarve shqiptarë; Alfred Nokaj, Drita Nokaj, Astrit P. Jo, Edon Shkololli.

Giorgio Kolaj – Co-Themelues dhe Shefi për Zhvillimin Global të Businessit, të famshëm Famous Famiglia Pizzza, së bashku me vëllezërit pronar të biznesit të sistemit zinxhir, të cilët janë nga Klina – Kosovë dhe pronarët e këtij biznesi shumë të suksesshëm, në rradhë tash kan Prishtinë, për të realizuar një amanet të babait të tyre, i cili vdiq si refugjat në Itali, pa e parë suksesin e fëmijëve të tij.

Kolajt, janë nga një familje refugjatësh nga Kosova, që u larguan 48 vjet më parë nga vendi i tyre dhe u vendosën së pari në Itali dhe më pas në SHBA, ku ata thuhet se “gjetën Amerikën”, ashtu si mijëra familje të tjera nga Kosova dhe viset shqiptare, që i ikën regjimit të ish- Jugosllavisë, për një jet më të mirë në perendim, dhe për të kontribuar për vendin e tyre.

Shtatëmbëdhjet vjet mbasi erdhën në Amerikë, pra 30 vjet më parë, ata hapën një biznes të vogël pa e ditur se një ditë biznesi tyre “Famous Famiglia Pizzza” i vëllezërve Kolaj, do të bëhej nga më të suksesshmit në Shtetet e Bashkuara, dhe do të përhapej zinxhir në të gjithë SHBA me 200 dyqane, dhe në 20 vende të botës, në të pestë kontinetet.

Giorgio, një nga vëllezërit e familjes Kolaj, të famshëm për zinxhirin botëror të restoranteve “Famous Famiglia Piceria”, është aktiv në veprimtari të ndryshme humanitare në komunitetin tonë dhe jashtë tij, dhe shumë i ludhur me përhapjen e këtij biznesi kudo në botë.

Gorigio, tha për gazetën Bota sot, se sa her ai pyetet për të hapur një biznes të till në vendlindjen e tij në Kosovë, do të deklaronte; “Se, nuk do ta kisha besuar kurrë, që do të hapja edhe një biznes çfardolloji qoftë ai, 20 vjet më parë! në Kosovë – Kjo, ka qenë plotësisht e paparashikuar, dhe jashtë çdo plani –  për mua dhe familjen time , që ishim larguar 48 vjet më parë nga ai vend. Por, ja që sot popullii Kosovës, Ushtria Çlirimitare e Kosovës UÇK- me SHBA dhe Naton e aleatët e saj, e bën të mundur atë të kthehemi përsëri në vendlindjen tonë. Me çlirimin e Kosovës, dhe pavarësinë  e saj, tash Kosova duhet zhvilluar, edhe me investimet nga diaspora”, thotë si duke i besuar suksesit të disaporës.

Gorgio tha se tani jam i lumtur dhe i vendosur që së bashku me vëllezërit e mi, t’a bëj këtë, edhe në Kosovë, duke rrëfyer se po merr në konsideratë hapjen e mundësive të reja të biznesit në vendlindjen e tij.

Shoumeni kosovar Gorgio Kola, shkruan me shumë dashuri, mall dhe krenari, për hapjen së shpejti të biznesit të tyre të famshëm, “Famous Famiglia Pizzza” në Kosovë:

”Prindërit e mi u larguan nga ish- Jugosllavia 48 vjet më parë. Ne arritëm në Amerikë 47 vjet më parë, duke lenë në amshim babain tonë, i cili vdiq aksidentalisht në Itali, ndërsa, ai dhe nëna punonin në një kamp refugjatësh atje. Ndërkohë, 30 vjet më parë, ne kemi nisur ëndrrën tonë amerikan në New York City, me dyqanin e parë , Famous Famiglia Pizzza. Dhe, në muajin tjetër, ne më në fund do të hapëm dyqanin tonë të parë të pica – retorantë Famiglia Pizza edhe në Kosovë, … vendin e origjinës sonë. Ne kemi hapur më shumë se 200 dyqane pica restorant  në sistemin zinxhir në të gjitha vendet në të gjithë botën, por duke hapur  edhe një Famous Famiglia Pizzza në Prishtinë, është gjëja më e bukur në jetë, dyqani më i veçantë për ne në të gjithë botën” shkruan Gorgio.

Dhe, shtonë :“Me Famous Famiglia Pizzza në Kosovë, ne vëllezërit Kolaj nga Klina, jemi kthyer në rrënjët tona, e cila ishte edhe ëndrra e madhe e babit tonë, që një ditë, do të kthehemi përsëri në Kosovë” thotë  Giorgio Kolaj – Co-Themelues dhe Shefi për Zhvillimin Global të Businessit, të famshëm Famous Famiglia Pizzza, duke faleminderuar Zotin ai përfundon : Prishtinë … këtu kemi ardhur !! Shyqyr ZOTIT!”

Sukseset e vëllezërve Kolaj nga Kosova, në biznes në SHBA, por edhe ato që janë të shumta tashmë mbas çlirimit dhe largmit të Serbisë, nga Kosova, njëher e përgjithmonë të ish refugjatëve të shumtë nga Kosova, në disaporë, ndoshta, kanë për të nxitur edhe të tjerë shqiptarë të suksshëm, se duhet të provojnë mundësinë e tyre dhe të kërkojnë të investojnë edhe në Shqipëri, Kosovë, e viset e tjera shqiptare.

Famous Famiglia Pizzza në Kosovë, simbolizon tashmë, dhe është vetëm një ndër ato disa qindra bizneset e suksesshme të shqiptarëve të Kosovës, që shkojnë atje, nga diaspora, Europa, Australia, Kanadaja dhe Amerika, që me ndjenjat e tyre mbizotëruese ; krenarinë, dashurinë dhe mallin për vendlindjen e tyre, jo vetëm që një pjesë e tyre luftuan me djemtë që morën armët dhe veshën unifromat e UÇK-së, por edhe ata që ikën si refugjatë, dhe u kthyen më pas në Kosovë,  vendlindjen e tyre, dhe, janë ata shqiptarë, që edhe kontribuan për çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dhanë mbështetjen e tyre të madhe gjatë këtyre 18 vjetëve, të zhvillimit dhe forcimit të shtetit të Kosovës.

By admini