Shkodra

Qeveria ka propozuar në mbledhjen e fundit projekligjin “Për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare”, duke i bërë një shtesë minoriteteve që Shqipëria njeh zyrtarisht si pakica kombëtare. Kështu sipas ligjit, pakicat kombëtare në Republikën e Shqipërisë janë pakicat greke, maqedonase, vllahe/arumune, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake, serbe. Ajo që bie në sy është se 3 prej minoriteteve që do të njihen si pakica kombëtare janë me popullsi sllave ku perfshihen palicat (maqedonase, malazeze serbe). Ndryshimi është se me ligjin e vjetër minoriteti Grek, minoriteti Maqedon dhe ai Serbo-Malazez njihesin si minoritete etnike kombëtare, ndërsa vllahët dhe romët si minoritete etno-gjuhësore, ndërsa boshnjakë dhe egjiptianët si komunitete, shkruan Respublica.

Në përkufizimin e ligjit thuhet se një pakicë kombëtare është një grup shtetasish shqiptarë që banojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, kanë lidhje të hershme dhe të qëndrueshme me shtetin shqiptar, shfaqin karakteristika dalluese kulturore, etnike, gjuhësore, fetare ose tradicionale dhe të cilët janë të gatshëm për të shprehur, ruajtur dhe zhvilluar së bashku identitetin e tyre të dallueshëm kulturor, etnik, gjuhësor, fetar ose tradicional.Qeveria thotë se ndryshimet në ligj u bazuan në kërkesën e përfaqësuesve të pakicave kombëtare dhe në përputhje me kriteret e Konventën Kuadër të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare.

http://www.kryeministria.al/al/newsroom/projekt-ligj/projektligje-te-mir…

Në  censusin  mbi  popullsinë  dhe  banesat  të  zhvilluar  në  vitin  2011,  minoritetet  rezultojnë  me  52.700  individë  në   Shqipëri, ose 1.9% të numrit të popullsisë në vend. Sipas të dhënave të nxjerra nga ky census mbi popullsinë banuese, sipas përkatësisë etnike dhe kulturore, rezulton:

Minoriteti Grek

24.243 (individë)

Minoriteti Maqedonas

5.512

Minoriteti Malazez

366

Minoriteti Arumun (Vllah)

8.266

Minoriteti Rom

8.301

By admini