Serbia, merr nga Rusia, 20 Mig-29, dhe, 30 tanke dhe si shumë automjete të blinduara nga Rusia…..

Beqir SINA New York

WASHINGTON : Gazeta “Washington Post” e Uashingtonit, shkruan se Ministri i Mbrojtjes Zoran Djordjevic, duke folur për Televizionin shtetror Serbia TV, thotë se “Serbia, do të marrë aeroplanë luftarakë rusë tanke dhe paisje të tjera për ushtrinë e Serbisë, nga Rusia. Vendi( Serbia) është duke marrë një ngarkesë të avionëve rusë luftarakë, dhe furnizime të tjera luftareke nga Rusia, nga që rajoni sipas tij mund të përkeqësojë tensionet me shtetet fqinje”, citohet të ketë thënë ministri serb Djordevic.
Aeroplanët Jugosllav Galeb-4 (Pulëbardhë-4) dhe jetët multi-bombardues, po qëndrojnë në pistën në aeroportin ushtarak të Batajnicës, pranë Beogradit, Serbi, ka thën Ministri i mbrojtjes i Serbisë, më 12 Shkurt 2017, ndërkohë, që Serbia, është duke marrë një ngarkesë të re të gjuajtëseve të Rusisë.

Ministri i Mbrojtjes Zoran Djordjevic , i bëri këto deklerata ndërsa ai vzitojë javën e fundit të muajit të kaluar Moskën, duke u takuar me zyrtarët më të lart të Rusisë, përfshirë Presidentin Putin dhe Kryeministrin e rusisë, shkruan Washington Post.

Dhe, pas kthimit në një nga vizitat e tij të shpeshta në Moskë , kohët e fundit ai ka thën se se jan gati gjashtë MiG-29, që do të i dorëzohen flotës ajrore ushtarake të Serbisë”së shpejti”.

Djordjevic, sipas Washington Post, ka thën se Rusia, gjithashtu, është duke siguruar ekspertë për të përmirësuar ushtrimet e forcave ajrore të Serbisë, nga rezervat e ushtrisë ruse.
“MiG-ët e Rusisë, do të jenë të pajisur me armë më moderne, radarët, sistemet optike dhe komunikimit”, tha ai.

Përveç avionëve luftarakë, Serbia, thuhet se ka rënë dakord të blejë edhe 30 tanke dhe si shumë automjete të blinduara nga Rusia.

Gjithashtu, sipas Washington Post, Beogradi është duke negociuar për një tjetër “dhurat” nga Moska, me tetë MiG-29 dhe sistemet anti-ajrore rusë të prodhuara në Bjellorusi.

By admini