Sot në Katërkollë filloi së funksionuari tregu i gjelbërt, një risi mjaft me vlera për banorët e zonës së Anës së Malit. Lidhur me këtë kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu shprehet mjaft i gëzuar për rregullimin e tregut.

”Miq të nderuar, sot e kemi realizuar premtimin e bërë duke e ndërtuar dhe përuruar tregun e Katërkollës. Tanimë produktet cilësore të bujqve tanë punëtorë të Anës së Malit do të kenë një treg dinjitoz me kushtet e duhura higjienikë Me këtë rast ju ftoj të gjithëve që të konsumoni sa më shumë prodhime vendase jo vetëm sepse janë më të freskëta e cilësore por edhe për të mbështetur ekonominë e fermerëve tanë”, kështu shkruan Cungu në faqen e vet në fb

By admini