Beqir SINA New York City

Bora në qytet ka arritur një trashësi, që i kalon 20 inch, ndërkohë, që trasporti publik pothuajse është i pezualluar, dhe automjetet po lëvizin vetëm në raste të veçanta raste nevoje

NEW YORK CITY : Gjendja e emergjencës, në qytetin e Nju Jorkut, është në fuqi prej oreve të para të mëngjesit, kur i gjithë qyteti sot u gëdhi i tëri  i mbuluar nga bora, që ka nisur të bie me intensitet prej nga mesnata.

Kryetari i Bashkisë Bill de Blasio dhe guvernatori Andrew Cuomo, shpallën Gjendjen e jashtëzakonshme, në këtë situat të rënduar, për të mobilizuar të gjitha burimet e nevojshme për të luftuar me vështërsit që po shkakton stuhia.

De Blasio, njoftoi më parë të hënën se shkollat publike New York City, dhe institucionet e tjera të qytetit, zyrat e sherbimit social, do të jenë të mbyllura, gjatë gjithë ditën sot të martën për shkak të stuhisë.

Perjashtim janë spitalet, qendrat e emergjencës dhe shtëpit e pleqve.

Sistemi i New York City Public Library, tha ai gjithashtu se sot jan të mbylluar, dhe shërbimi Citi Bike, për bicikletat me qera.

Bora në qytet ka arritur një trashësi, që i kalon 20 inch, mbi 15 centimetra, ndërkohë, që trasporti publik, pothuajse, është i pezualluar, i gjithë dhe automjetet po lëvizin vetëm në raste të veçanta – raste nevoje.

Në të gjithë qytetin – NYC, pesë lagjet e tij, Queens , Manhattan, Bronx, Brooklyn dhe Staten Island, sot shkollat publike janë të mbyllura, po për shkak të kësaj stuhie të dimrit,

Autoritetet lokale u kanë kërkuar njujorkezëve nëpërmjet sistemit Weather Alert, shpërdar në telefonat celuar dhe Iphone, që ata të qëndrojnë në shtëpi, nëse është e mundur – dhe poqese nuk e kan shumë të nevojshme të dalin në rrugë.

Gjithashtu, i gjithë shërbimi metrosë mbi-tokë, që është edhe pika më e rëndësishme e transportit publik në NYC, me një qarkullim ditor, më shumë se 2 miljon udhëtar në ditë, njoftohet se është pezulluar deri neser në orë 4 pasamesante, kur edhe pritet që rreshjet e borës të pushojnë dhe të lirohet lëvizja e redektuar e trenave të Metrosë, njoftoi MTA.

Aktualisht, thuhet se sistemi i nën-dheshëm – Subway, nuk ka plane për të shkurtuar shërbimin e metrosë nën-tokë, sipas zyrtarëve, por do të reduktojë orarin e tyre , nga çdo 10 minuta për trenat në çdo 30 minuta.

Shërbimi metro dhe Express – përfundoi që në mesnatë, tani funksion sistemin lokal.

MTA njofton se shërbimi për Metro-North brenda dhe jashtë në satcionin qendror të qytetit Grand Central – do të pezullohet duke filluar nga mëngjesi, deri në mesditë, për shkak të ndikimit të trenave që vijnë nga jashtë .

Shërbimi me traget nga Staten Island, East River dhe Hudson River, dy lumenjët që lidhin ishullin e NYC me Ferry, janë pezulluar përkohësisht, ose qarkullojnë me orë të reduktura.

Sistemi i trenave Amtrak do të veprojë një orar të modifikuar në verilindje, pa shërbim do të jet linja tjeter nga veriu Acela Express midis New York dhe Boston, dhe të modifikuara janë shërbimet Acela Express midis New York dhe Washington,D.C.

Shumica e akumulimit të borës pritet të përfundojë në orën 11 pasmesnate.

Departamenti i Higjenës, ka vënë lëvizje për pastrimin e borës në rrugët e qyteti mbi 700  automjete, të paisura këto me zinxhira dhe para me thikat e pastrimit, dhe pas kan centrifugat e hedhjes së kripës për të përballuar stuhin.

Në mënyrë që të bëjë punën më të lehtë punëne tyre, autoritet bëjnë thirrje qytetrave,  për ekipet emergjente, ambulancave, makinave të policisë dhe zjarrfikësve, banorëve u kërkohet të mbajnë automjet e tyre, jashtë rrugëve për të mos i bllkuar rrugët e brendshme një kalimshme.

Tre aeroportet më të mëdha të fluturimeve ajrore për udhëtarët – aeroportit ndërkombëtare, Newark, JFK dhe Laguardia, me gjithse me probleme në ulje dhe ngirtjen e aeroplanëve, njoftojnë autoritetet njujorkeze,  nuk i kan pezulluar fluturimet, si ato përtej oqeanit dhe linjat e brendeshme.

By admini