Kohë më parë në qytetin e Ulqinit u themelua teatri “Teuta”. Si qëllim primar të cilin kanë potencuar këta entuziastë me themelimin e tij kanë vendosur ringjalljen e jetës teatrale dhe kulturore të qytetit. Drejtori i teatrit, Munib Abazoviq atëherë do të shprehej se ky teatër është themeluar më tepër për brezat e rinj, për ato të cilët duhet të rriten në frymën artistike.
Kryesia e “Teutës”paralajmron se me datat 16 dhe 17 mars para publikut ulqinak do të sjellin edhe shfaqen e parë e cilla titullohet “Nana” dhe është e zhanrit dramë.
Në këtë dramë luajnë Vjosa Tasholli, Muho Uruçi, Anes Kurti, Albana Kurti Zeçeviq dhe Bashkim Alaj. Autori i kësaj drame është Arlinda Morina, regjia Munib Abazi, asistetne e regjisë Edina Mustafiq, skenografia dhe kostumografia Jetmira Hoxha, muzika Ardian Hasanaga ndërsa ndriçimi nga Musa Hoxha.
Është momenti i bukur që këto dy netë salla e Qendres për Kulturë në qytetin tonë të jet plot e përplot.
Ju mirëpresim, shprehen nga stafi realizues i kësaj shfaqjeje.