Në mëngjesin e së enjtës, në moshën 73 vjeçare, pas një sëmundje ndërroi jetë Rrukije Lika Shaba, mësuesja e pare në Anë të Malit.
Varrimi i së ndjerës do të bëhet pasdrekën e së enjtes në vendin e vet të lindjes.
Kush ishte Rrukije Lika ¬ Shaba?
U lind në vitin 1943 në fshatin Brajshë të Anës së Malit. U rrit në familje ku ishin 6 fëmijë dhe si shumë familje të atëhershme, edhe prindët e Rrukijës u ballafaquan me shumë vështirësi ekonomike. Mirpo, sfida më e madhe e kohës ishte shkollimi i vajzave, për shkak të mentalitetit patriarkal të asaj kohe. Megjthatë, edhe përkundër kësaj Rrukija do ta kryej shkollën fillore 8¬vjeçare në vitin 1958/59 falë dëshirës së saj për t’u arsimuar. Rrukija u diplomua në Normalen në Prishtinë dhe në vitin 1964, bëhet gruaja e parë mësuese nga Ana e Malit.
Pas dy viteve në pune, kreu Shkollën e Lartë Pedagogjike, drejtimin klasor.
Rrukije Lika Shabaj punoi 35 vite me radhë si mësimdhënëse dhe me një përgjegjësi dhe dedikim të veçantë dha kontributin e saj në arsimimin dhe edukimin e disa gjeneratave të nxënësve të Anës së Malit. Rrukija, si mësuesja e parë e kësaj treve, jo vetëm që theu barrierat e shkollimit femëror, por njikohësisht ajo ishte një shembull i rrallë i guximit dhe i frymëzimit të gjeneratave të tjera femërore që pasuan dhe ndoqën arsimimin.