Beqir SINA- New York City
UN – NYC : Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara diskutoi sot raportin e Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Gueterez, për situatën në Kosovë
Raporti përfshiu periudhën kohore 16 tetor – 15 janar dhe, mes të tjerash, theksoi se angazhimi i Prishtinës dhe i Beogradit në avancimin e dialogut ka qenë i dobët dhe se humbja e momentumit rrit rrezikun që të bllokohet procesi i normalizimit të marrëdhënieve.
Në raport përmendet edhe ndalimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, më 4 janar, në Francë, në bazë të një urdhërarresti të Serbisë.
Raporti thotë se ky veprim ka shkaktuar reagime të ashpra të udhëheqësve politikë dhe publikut në Kosovë.
Ky është raporti i parë për Kosovën i hartuar nga Gueterez, i cili ka marrë detyrën më 1 janar.
Mbas diskutimit të fundvitit të kaluar për Kosovën, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për arritjet e shtetit të Kosovës, në arenën ndërkombëtare, duke folur :” Për suksesin e Majlinda Kelmendit në “Rio 2016, dhe suksesin e Verërave të Kantinës ” Stone Castle” nga Rahoveci, në tregun e SHBA”, ka folur sot përsëri,H.E. Mr. Yoshifumi Okamura Ambassador Extraordinary and Plenipotentiary – Ekselenca e Tij, Ambasadori i Japonisë, në SHBA, gjatë fjalimit të tij në Keshillin e Sigurimit në OKB.
Ai ka bër sot një tjetër fjalim brilant në emër të Shtetit që ai përfaqëson – Japonisë në KS të OKB-së.
Ambasadori i Japonisë në Washington, gjatë fjalimit të tij në Keshillin e Sigurimit në OKB, sot foli për potencialet e turizmit, pasuritë e mbi të gjitha e zbuloi se një kompani japoneze po prodhon me të madhe kërpudha në Kosovë. “Let’s go together and discover Kosova” tha H.E. Mr. Yoshifumi Okamura Ambassador Extraordinary and Plenipotentiary – Ekselenca e Tij, Ambasadori i Japonisë, në SHBA, gjatë fjalimit të tij në Keshillin e Sigurimit në OKB.