Beqir SINA New York

“Duhet të presin 6 Prillin?, Përse duhet t’a presin? Çfarë duhet të presin më 6 Prill( pra a ka plan B), po qe se edhe në 6 Prill nuk lirohet , por edhe ndoshta dorëzohet nga Autoritetet franceze Beogradit, a do të jet vonë atëhere !? apo jo! dhe ku shkon Kosova pas kësaj…….!!!!!

“Vendimi për Haradinajn shtyhet për 6 prill”, ishte sot krye lajm dhe krye diskutim, në mbarë shqiptarët, besojë se edhe në mbarë botën, flasë për në vendet të cilat merren me çështjet shqiptare, dhe e dinë se tash afro dy muaj Ish Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj kryetari i AAK, mbahet e i ndalur nga autoritetet franceze, qysh mbas 4 Janarit 2017.

Dhe, kur sot me 2 Mars – Gjykata franceze në Colmar të Francës, ka vendosur që të shtyjë për 6 prill vendimin në lidhje me rastin Ramush Haradinaj.

Megjithse, pafajësia e tij është vërtetuar dy herë, me proceset gjyqësore ndaj tij të zhvilluara në Tribunalin e Hagës dhe “Lufta 1998-99 është filtruar në Gjykatën e e Hagës – Luftë tjetër nuk ka ndodhë,” Ramush Haradinaj, thuhet se është ndaluar nga policia franceze më 4 janar, në bazë të një urdhër- arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit.

Mirëpo, nuk e di po apo jo, se çfarë kan menduar ata që mund të flasin, ata që kan statusin për të folur dhe mundësinë, se jemi ne të gjithë, që i kemi votuar ata, ose u kemi dhënë besimin të jenë lider, ose përfaqësuesit tanë.

Por, një pyetje (me disa vegëza) mendojë se është për të gjithë ne :” A duhet të presin shqiptaret 6 Prillin?, Përse duhet t’a presin? Çfarë duhet të presin më 6 Prill( pra a ka plan B, per Prishtinen tani dhe shqiptaret).

Pra, po nëse Franca ia dorëzon Serbisë, Ramush Haradinajn (më 6 Prill)- çfarë duhet të bëjnë shqiptarët! :”Të merren dhe bëhen armiq me Francën, apo me Sërbin, apo të nisim e vazhdojmë e të gjykojmë dhe paragjykojmë njeri tjetrin, si e kemi zakon ne shqiptarët , të merremi me pushtetarët tanë në Prishtinë e Tiranë, me insuata, hamendje, akuza, e tjer e tjer.

Pra ti harxhojmë të gjitha energjitë për tu marr me këtë problem me njëri tjetrin dhe jo me problemin dhe thellbin e saj nga na vjen dhe pse po na vjen, sa afër e kemi dhe çfarë rreziku kemi!

Mendojë, ndoshta dhe jam gabim,  se çështja Haradinaj – dhe ajo e fundit në Maqedoni, me vendimin e Presidntit Ivanov, është shumë me thell, nga se ne mednojmë ose ngase e ka menduar çdo njeri prej nesh, qoft ky politikani, analisti, apo gazetari më i sprovuar në botë nga shqiptarët.

Por, le të nadalem tek kjo e para se është e gjatë dhe ka shumë vend për të diskutura………!

Çështja Ramush Hardinaj dhe ndalimi i tij në Francë, më 11 Janar 2017, është për mendimin tim, më shumë, se çlirimi i Kosovës, se lufta per liri e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pavarësia e Kosovës, dhe njohja e saj nga 114 shtete, përfshirë, edhe shtetet më të mëdha dhe të fuqishme të botës, SHBA, Gjermania, Franca, Italia, Anglia, Japonia, Kandaja, Australia e të tjera…

Sepse, është më se e qartë se Autoritetet gjyqësore të Francës, janë vënë në shërbim të ish bashkëpunëtorëve të Milloshevicit, Kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Ministrit të Jashtëm Ivica Daçiç, dhe se arrestimi më 4 Janar 2017, është politik.

Siç, dihet, zgjedhjet presidenciale në Serbi, do të mbahen më 2 prill 2017, me një raund të dytë të mundshëm më 16 prill. Dhe,  ato do të jenë të njëmbëdhjetat, që nga koha e Presidentit në vitin 1990, në Serbi, mbasi Jugosllavia, nisi të shpërbëhej, dhe të mos egzistojë më.

Mirëpo, Presidenti aktual Tomislav Nikoliq, i cili ka të drejtë të kandidojë për një mandat të dytë pesëvjeçar, u tërhoq, megjithse e shpallim rikandidimin e tij publikisht, për ti ‘hapur” rrugën miqësisht, si serb që janë, Kryeministrit Aleksandër Vuçiç, i “piketuar” nga Brukseli, si Presidenti i ri i Serbisë, dhe si i vetmi njeri, që mund të udhëheq bisdimet e miqësisë mes Shqiptarëve dhe Serbëve, pra drejt pajtimit të tyre, sipas modelit që do Serbia, pra ky që është tani….”mishi të piqet Helli të mos digjet”

Sot, Gjykata franceze në Colmar të Francës, ka vendosur , që të shtyjë për 6 prill vendimin në lidhje me rastin Ramush Haradinaj. Sepse, ky rast, jo vetëm e zgjedh 100 përqind Vuçiçin President i Serbisë, porse është edhe ajo që duhet Serbisë, dhe Europës, qe Vuçiçi si President, i forcon pozitat e tij, dhe natyrisht e rritë besimin e tij, në popullin serb, e pse jo dhe në komunitetin ndërkombëtar, mbase, ai është shikuar deri tani si politikan “kalibiri” në Ballkan, për ta udhëhequr Sërbinë, në këtë kohë, kur ajo aspironë Bashkimin Euoropian – BE.

Lirimi i Haradinjat, tani, natyrisht që do ta dëmtonte shumë, besmin dhe kredibilitetin e tij personal, para popullit Serb, sidomos kur të bëhet President me 6 Prill, ngase, edhe të mos ishte rasti Haradinaj, dhe arrestimi i tij, në pikën kufitare mes Zvicrës dhe Francës, (mbasi zoti Haradinaj në Qershor ishte në Francë Euro 2016, dhe nuk u arrestua), duhej ky arrestim i cili është politik dhe i përfshirë në fushatën presidenciale në Serbi.

Edhe, sikur të mos ishte arrestuar, Haradinaj, ato ditë supozojmë se ai nuk do të udhëtonte për në SHBA, dhe të mos dilite fare nga aeroplani për në anën tjetër të doganës së dy shteteve, një plan i till, ose me Hardinaj ose me ndonjë tjetër komnadat lufte ishte përgatitur, sepse dihej se në ceremonin e Presidentit të SHBA, dikush ishte ftuar ….dhe nuk kishte nevoje per deskopirim….

Serbia, shifet qart se ka disa plane, me Kosovën.

Njëri prej tyre, ishte ajo e “trenit’ me mbishkrime nacionaliste, dhe provokimi që sillte ai Tren. Këtë, edhe më “bufi” në politik, e kupton, sepse, përse deshte ta fuste atë tren Serbia, në Kosovë me parrulla, provokuese.

Jo se po i duhej një tren i till, ngase Serbia, ka dhjetra trena, që mund ti mbushi me mbishkrime të tilla dhe që qarkullojnë çdo ditë me udhetar dhe mallra, në të gjithë Europën, por duhej vetëm një “Tren”, edhe ky i ardhur nga Rusia, që ta provokonte situatën, njëhereshit me arrestimin dhe majtjen në Francë, të Ramush Hardinaj, dhe, ajo me “Murin” në mes të Mitrovicës,:”Natën ndërtoje dhe ditën rrëzoje’’ por Kalaja u bë.…

Këto, pra janë planet ngaqë në politikën e Serbisë, zgjedhjet presidenciale në Serbi që do të mbahen më 2 prill 2017, me një raund të dytë të mundshëm më 16 prill, për të bër President Aleksandër Vuçiçin, qëndron Rusia, e cila, së bashku me Brukselin, arriti dhe e “uli” në Beograd, në bisedime miqësore, Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama me Kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe këtë pas 49 vjetëve, kur ishte Stalini ai që bëri bashkë Enver Hoxhën me Josiph Broz Titon në Beograd.

Rasti i Ramush Haradinajt, sot, 100 përqind është jo vetëm keqpërdorimi i drejtësisë nga Serbia, por edhe një herë t’ju tërheqi vëmëndjen shqiptarëve, kudo që janë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Preshevës, Çamëri e Diasporë, se: “Kosova dhe pavarësia e saj, janë në rrezik të madh, edhe më në rrezik, se kur Kosova u çlirua, apo shpalli pavarësinë e saj nga Serbia më 17 Shkurt 2008.”

Tash në pyetje, është se çfarë duhet të bëjnë shqiptarët :”“Duhet të presin 6 Prillin?, Përse duhet t’a presin? Çfarë duhet të presin më 6 Prill( pra a ka plan B), po qe se edhe në 6 Prill nuk lirohet Hardinaj, por edhe i dorëzohet Beogradit, a do të jet vonë atëhere !? apo jo.

By admini