Partia Demokratike në Shqipëri sot po mban protestë kundër Qeverisë Rama. Protesta ëka filluar në ora 12:00, por nuk dihet se kur do të përfundojë, pasi siç është paralajmëruar janë qytetarët ata që do të vendosin për përfundimin e saj.
Në një thirrje të fundit për pjesëmarrje, Lulzim Basha foli për një vendim të madh.
“Jam i bindur se e nesërmja do të jetë një festë gjigante demokracie, shprehja më e drejtpërdrejtë e vullnetit të qytetarëve për t’i dhënë fund së keqes, për të marrë së bashku një vendim të madh nesër për zgjedhje të lira dhe të ndershme, që do ta marrim së bashku aty, të gjithë së bashku, të gjithë qytetarët”, tha Basha.
Nga ana tjeter, kryeministri shqiptare Edi Rama po e trasnmeton drejtpërdrejt protestën e opozitës në faqen e tij në facebook ku numri i ndjekësve ishte jashtëzakonisht i madh.