Kisha e Shën Mërisë në Shas

Turizmi kulturor mund te jete nxitesi me i mire per nje zhvillim te shpejt ekonomik te Ulqinit. Kjo dege turistike nuk eshte promovuar ashtu sic duhet ne asnje treg turistik si dhe nuk kemi asnje produkt te markuar nga kjo lemi turistike.

Prandaj, do te ishte e preferuar qe qyteti i lashte i Shasit te rindertohet ashtu sic ishte ne periudhen e tij me te bukur. Ky rindertim i plote duhet te jete ne funksion te valorizimit te industrise se turizmit, per nxitjen e vizitoreve nga e gjithe Europa qe ta vizitojne kete vend, shpjeguar historine e tij. Brenda ketij qyteti te krijohen vende per biznese te vogla familjare per shitjen e artizanateve dhe produkteve te tjera autoktone nga kjo treve.

Gjithashtu brenda ketij Qyteti te krijohet amfiteatri per shfaqjen e festivaleve, folkloreve dhe filmave te incizuar nga kjo zone. Pasi qe kjo zone ka nje peizash dhe panorame te bukur, brenda kesaj zone dhe brenda mureve te krijohen studio kinematografike per xhirimin e filmave me renome boterore.

Kjo ide do te inicoj zhvillimin e industrise se turizmit, njohjen e qytetit te lashte te Shasit dhe Ulqinit ne boten e turizmit si dhe permiresimin e mireqenies se banoreve nga kjo zone.

Ringjallja e ketij Qyteti permes rindertimit te tij me qellime te zhvillimit te industrise se turizmit do te jete unike per te gjithe rajonin.
Per berjen e keti projekti realitet nevojitet nje shume e konsiderueshme e mjeteve monetare te cilat duhet te terhiqen nga institucionet nderkombetare. Hapi i pare do te jete krijimi i projektit dhe gjetja e partnereve te interesuar per kete projekt.

Per kete aresye ne vazhdim do te inicoj takimin me disa nga institucionet lokale, shteterore, nderkombetare, OJQ, grupe te interesit dhe intelektual te interesuar per avancimin e kesaj ideje dhe berjes se saj realitet.

Qellimi i ketij projekti do te jete zhvillimi ekonomik i kesaj zone, pa cenuar interesat e asnje pale te interesuar.

By admini