Nga Ramiz LUSHAJ

Demë Balidemaj është rrënjas nga Martinajt e Plavë-Gucisë historike, qytetar dinjitar shqiptaro-amerikan, pronar i njohur i bar-restorantit “Old Fulton Restaurant”, skej një lumi aty afër selisë të OKB në Nju Jork. Një nga biznesmenët kombetar, qytetar, bukepaster, bajemirë. Dema i ka dhanë gjithato ndihma, dashuri e mirënjohje për shoqata, fondacione e individë, bile ma shumë se ai ka marrë vlerësime nga të tjerët.

 

Kur Presidenti i Shqipërisë,Sali Berisha, bani të parën vizitë shtetërore në Amerikë, Dema organizoi një festë dhe, sic shkruanin mediat atëherit, ai e ktheu Brooklynin e Nju Jorkut, në një “qytet shqiptar”.

 

Në dimër 2003, kur fola nga Amerika në Francë me lartësinë kombëtare Ismail Kadare m’u shpreh se Demë Balidemajn e ka “mik të mirë të familjes së tij”.

 

I ndritshmi Agim Karagjozi, kryetari i Federatës Panshqiptare “Vatra” më pati thanë në zyrën e tij (2003) se 90–vjetorin e “Vatrës” e festuan në lokalin e Demës, me bujarinë e tij.

 

Dy kangtaret e kombit, Aurela Gaçe e Vlorës dhe Eli Fara e Korçës shpirtnojnë publikisht nderimin e tyre dhe më 21 korrik 2014 shkruanin: “Dera e Dema Balidemaj është dera e një miku që qëndronte gjithmonë e hapur… është njeri me shpirt të madh… mik i të gjithëve… ky njeri hyn tek ata të rrallët”…

 

Demë Balidemaj sot është 63 vjec dhe qoftë me jetë të gjatë, me lumturime, begatime e lartësime për Familjen e tij, për Kombin Shqiptar, për miqësinë Shqiptaro-Amerikane…!

 

 

Dardani, 9 janar  2017

By admini