Nga Harry Bajraktari

Sot katërmbëdhjetë më parë nga një dorë mizore u vra Kolonel Tahir Zemaj së bashku me kryetarin i Forumit të Rinisë së LDK në Deçan, Hasan Zemajn dhe djalin e tij Enisin.

Për 14 vjet me radhë, Qeveria e Kosovës dhe organet përkatëse të saj neglizhuan dhe u treguan indiferent ndaj këtij rasti tragjik e të pa zbardhur, duke mos kapur vrastarët e këtij krimi të rëndë dhe për t’ i sjellë ata para drejtësisë.

Kontributi i kolenel Zemajt është vlerësuar lartë për veprën heroike që bëri si udhëheqës i Brigadave të Republikës së Kosovës, në një kohë të vështirë për popullin shqiptar, duke iu kundërvënë forcave të motorizuara të ushtrisë dhe policisë serbe në Dukagjin.

Me strategjinë dhe vullnetin e tij atdhetar, ai tregoi se beteja mund të fitohet edhe kundër ushtrive shumë më të armatusura, siç ishte ajo serbe.

Kolonel Tahir Zemaj është i njohur sidomos për udhëheqjen dhe strategjinë e betejës së Loxhës kundër masakrave serbe në vitin 1998, ku demonstroi një vijë të fortë luftarake.

Zemaj do të përkujtohet si një udhëheqës, luftëtar, strateg dhe një njeri që iu përkushtua me gjithë vullnetin dhe forcën e tij lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Për veprën e tij, Tahir Zemaj u shpall hero i Kosovës, nga ish presidenti i i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Kolonel Zemaj, u dekorua edhe nga Presidenti i Shqipërisë Z. Bujar Nishani me dekoratën “Nderi i Kombit”, në shkurt të vitit 2015.
New York, janar 2017

By admini