Është i papranueshëm dhe i papresidencë akti i arrestimit të ish kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj në Francë për shkak të një urdhër -arresti nga shteti serb. E tërë bota e din se çfarë masakra ka bërë ushtria dhe policia serbe mbi popullatën shqiptare në Kosovë, prandaj të ndalet një luftëtar i shquar për liri dhe demokraci, siç është zoti Haradinaj, jo vetëm që është si akt i papranueshme, por bie në ndesh me parimet më themelore të një botë të lirë e demokratike.
Siç e dimë Serbia ka lëshuar shumë fletë-arrestesh për luftëtarët e lirisë që nuk u pajtiuan me terrorin serb që u ushtrua me dekada ndaj popullit liridashës të Kosovës. Ky akt është i dënueshëm dhe i papresidencë. Autoritetet franceze, duhet të mos bien pre e politikës shoveniste dhe gënjeshtrave të Beogradit. Kërkojmë që z. Haradinaj sa më shpejt të lirohet dhe t’ i kthehet familjes dhe shtetit të Kosovës.
New York, janar 2017.