Beqir SINA – New York
“Muzika, është akti shoqëror i komunikimit në mes të njerëzve, një gjest i miqësisë, më të fortë nuk ka”
NEW YORK CITY : Në organizim të Konsulatës e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York, si dhe kujdesin e fotografit të famshëm, artistit shqiptar Fadil Berisha, të martën në mbrëmje me datë 27 dhjetor 2017 – në kuadrin e aktiviteteve kulturore të fund-vitit – në “Studion Berisha”, u mbajt koncerti festiv me këngët qytetare “Perlat e Muzikës Shqiptare”, – dedikuar Komunitetit Shqiptar në New York.
Në këtë koncert morën pjesë, Ambasadoria Teuta Sahtiqija , me të gjithë anëtarët e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, përfaqësuesi i Misionit të Përhershëm të R.SH. në OKB, diplomati Arben Idrizi (Minister Counsellor), si dhe përfaqësues të fushave të ndryshme të jetës e aktivitetit të qytetit, të Nju Jorkut, miq e dashamirës të muzikës shqiptare, figura të njohura të komunitetit të artistëve shqiptarë, lider dhe veprimtarë të dalluar të komunitetit shqiptarë.
Në cilësinë e mikëpritësit, në emër të konsullatës, së Kosovës, në hapje të koncertit, Ambasadorja Sahatqija,, duke falenderuar të pranishmit, theksoi se kemi zgjedhur këtë koncert të titulluar : ”Perlat e Muzikës Shqiptare”, për t’ia dedikuar Komunitetit Shqiptar në New York, pikërisht me këtë urim muzikor, në fund të këtyre festave, komunitetit shqiptarë, dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë : Gëzuar Vitin e Ri 2017.
Me këtë rast u shpreh Ambasadorja Sahatqija, “ky koncert, është edhe një falenderim i veçantë për këtë mbrëmje muzikore, natyrisht për protagonistët e saj, artisten e njohur kosovare Sanije Matoshin – dhe Tenorin Riad Ymeri, pianistët Elona Muça, Lekë Salihu, mysafiren speciale Isra Abazi, por dhe për fotografin e famshëm shqiptar në SHBA, Fadil Berishën, me hapjen e dyerve për këtë koncert – në këtë studio të mrekullueshme”.
“Muzika, kan thënë muzikologët, është akti shoqëror i komunikimit në mes të njerëzve, një gjest i miqësisë, më të fortë nuk ka.”
Mbrëmë, ajo ishte, pikërisht aty në mesin e shqiptarëve, në “Studion Berisha”, si një pjesë e asaj Shqipërisë, me shpirtin e saj muzikor dhe trashëgiminë e saj kulturore, ku këtë ndjenjë miqësie, organizatori shpresojë se kishte sjellë mbrëmë dhe dëshirojë ta ndante me komunitetin Shqiptarë në New York, koncertin muzikor “Perlat e Muzikës Shqiptare”.
Më pas në këtë mbrëmje u prezantua me intrepretimet e saj virtuoze që vazhdimisht u duartrokitën ngrohtësisht, nga pjesëmarrësit, Mexosporanoja Sani Matoshi, e cila këndoi solo por edhe në duet me tenorin Riad Ymeri, si dhe mysafirja speciale Isra Abazi, këgëtarja e talentuar norvegjeze, dhe 11 vjeçarja shqiptare, me këngën “ Valsi i lumturisë” e Vaçe Zelës.
Koncerti i artistes shqiptare Sanije Matoshi, u hap me këngën “Pranvera” dhe “Kroi i fshatit tonë” e cila më pas u interpretoi këngët “Lule bore” – “ Vajzë e vogël” – “Kur Perendon Dielli” – “Fjalët e Qiririt” – “Asaman trenfandfili çelë” – “Haliti i vogël” – “Mallëngjimi” – “Dashnor tu bana” – “Unë ty moj të kam dasht” – dhe “Margjelo – mori Margjel”-.
Mexosopranoja shqiptare Sanije Matoshi me këtë koncert fund-viti në New York, për afro nji orë u prezantua para këtij publiku, me këngë qytetare shqiptare: “Perlat e Muzikës Shqiptare”, e shoqëruar në piano nga Elona Muca, dhe Lekë Salihu.
Koncerti u mbyll me një pjesmarrje të improvizuar, të, të gjithë muzikantëve shqiptarë, dashamirëve të muzikës qytetare shqiptare, të cilët ndoqën me shumë vemendje dhe adhurim koncertin e artistes kosovare Sanije Matoshin – Mexosporano, e cila u shoqërua disa her nga tenori Riad Ymeri.
Në fund të koncertit u dha një koktejl kurse pjesëmarrësit me protagonistët ndanë fotografi kujtimi nga ky koncert, kjo festë e bukur e fund-vitit në qytetin e New Yorkut – e cila u mbajt në Studion Berisha, organizuar nga Konsulatës e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York.